• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta në Ukrainë/ Vladimir Putin urdhëroi liderin çeçen Kadyrov të eliminonte Zelenskyn

by Java News
22/04/2022 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste për “NV Radio”.

Ai ka zbuluar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar liderin çeçen Ramzan Kadyrov që të eliminojë liderët ukrainas, përfshirë dhe presidentin Volodymir Zelensky.

Sipas Danilov, në 24 shkurt Ramzan Kadyrov është thirrur me urgjencë nga Vladimir Putin, dhe i është prezantuar një plan për ekzekutimin e presidentit ukrainas Zelensky.

“Ajo që mund të them me siguri është se Kadyrov nuk ka qenë kurrë këtu. Dhe të gjitha fotot se ai ishte në një zonë lufte janë absurde. Por Zelensky është i pari që e di se ai është objektivi numër një i skuadrave të vdekjes që e kanë ndjekur për javë të tëra. Për këtë arsye, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ai jeton në një bunker sekret nën kompleksin presidencial në qendër të Kievit, duke dalë vetëm në mënyrë sporadike dhe i mbrojtur nga masa të jashtëzakonshme sigurie. Duke fjetur vetëm dy, tre orë në natë dhe larg gruas dhe dy fëmijëve, të  fshehur në një vend shumë të fshehtë. Nga ana tjetër nuk dihet se ku është në të vërtetë Kadyrov dhe nga i hedh kërcënimet e tij të përsëritura, ne dimë shumë pak. Për disa ai do të kishte qenë disa herë në krye të trupave të tij në fushat e betejës në lindje, duke përfshirë në Mariupol. Por për të tjerët, në realitet, ai kurrë nuk do të linte Grozny-n dhe do të shkelte në Ukrainë”, u shpreh Danilov në intervistën për “NV Radio”.

Më tej Danilov ka folur edhe për luftimet në Ukrainë.

I pyetur se për sa kohë Rusia mund të vazhdojë të djegë rezervat dhe burimet e saj?  Danilov tha se nga ajo që ka mundur të mbledhi nga shërbimet sekrete partnere, mund të zgjasë dy, tre ose katër javë.

“Unë do të doja të ritheksoja: ne nuk mund t’i lejojmë vetes të nënvlerësojmë dhe minimizojmë forcën e armikut tonë – është një vend i madh me një popullsi të madhe. Ajo që u mungon është finesa dhe inteligjenca. Ata padyshim kanë shumë fuqi punëtore për të tërhequr: rekrutë nga Buryatia, Tuva janë trajnuar dhe dislokuar në territorin tonë. Kohët e fundit vërejmë disa libianë dhe sirianë në vijën e frontit – të ashtuquajtur mercenarë. Do të thotë, është e vështirë të thuhet se kur do të mbeten pa fuqi punëtore”, tha Danilov.

g.kosovari

Next Post
“Ne nuk do të…”/ Zelensky: Ukraina mund të luftojë me Rusinë për 10 vjet!

'Mos jepni informacionet personale'/ Zelensky: Rusia po bën gati një referendum të rremë në Kherson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com