• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vladimir Putin dhe misteri i sasisë së madhe të kokainës së zhdukur/ Dalin pamje që po shpërndahen me shpejtësi të regjistruara nga shërbimi rus i sigurisë

by Java News
21/05/2022 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hulumtim i Radios Evropa e Lirë ka zbuluar detaje të reja lidhur me konfiskimin e një ton kokaine në Shën Petersburg më 1993, kur Vladimir Putin ishte udhëheqës i marrëdhënieve me jashtë në këshillin e qytetit. Dërgesa më pas u zhduk.

***

Dalin pamje të regjistruara nga shërbimi Rus i sigurisë ne vitin 1993, për sa i përket konfiskimit të një sasie të konsiderueshme kokaine. Mbi 1 ton lëndë narkotike ilegale.

Në një konference për mediat zyrtari i lartë i sigurisë në Shën Petersburg tha se konfiskimi i kokainës do të përdorej për qëllime mjekësore.

Por pak kohë pasi kjo deklaratë për shtyp u bë, kokaina u zhduk.

Çfarë ndodhi në të vërtetë, si ishte e mundur që një sasi kaq e madhe e kësaj lënde narkotike të zhdukej?

Sipas një gazetari, droga ishte zhvendosur në një destinacion sekret ku edhe do të përdorej per qëllime mjekësore. Por ai theksoi se në momentin që e vizitoi këtë godinë i kishte sytë e mbyllur dhe pranoi se nuk kishte pamje vizuale ku të provonte vërtetësine e këtij artikulli.

Vladimir Putin asokohe ishte ne krye të komitetit për marrëdheniet me jashtë të Shën Petersburgut, dhe ishte shumë i afërt me Viktor Cherkesov-in, bashkëshortin e udhëheqëses së gazetës ku lajmi i sipër pëemendur ishte publikuar.

Që në kete moment, zhdukja e kokainës ka qënë subjekti kryesor i disa hulumtimeve gazetareske.

Sipas një dezertori të KGB, dalin spekulime të tjera ku thuhet se Vladimir Putin ka qënë i përfshirë në kontrabandë droge. Ai gjithashtu akuzoi se dhe vdekja e një ish-oficeri të quajtur Aleksandr Litvinenko ishte kryer sepse Litvinenko kishte të dhëna të përfshirjes së Putinit në organizata të trafikimit të drogës.

Gjatë një interviste eksluzive për një televizion, Shemtov Michtavi, një i akuzuar dhe vuajtës i dënimit prej 6 viteve me burg rrëfen se:

“Erdha në Holandë dhe një shok i imi më kërkoi që ti bëja një marrëveshje për të dërguar një dërgesë me kokainë nga Kolumbia në Rusi. Për këtë pune unë duhet të merrja diku te 4 ose 5 milionë dollarë”

Ai pohoi se kishte përpiluar dokumentet e nevojshme dhe se kishte fshehur kokainën në paketimet e konservave me mish të ngrirem që supozohet se ishin porositur nga zyra e kryetarit të Shën Petersburgut, Anatoly Sobchak.

Ky i fundit mohon që të ketë qënë në dijeni të kësaj dergese duke hedhur poshtë akuzat kundrejt tij.

Por, Shemtov Michtavi, gjatë intervistës së tij tha se Sobchak e dinte me siguri që çfarë kishte brenda në dërgesë.

“Nuk kam dëshmi për këtë, por ai e dinte. Ai do të merrte një shumë të madhe parash pas kësaj. Por ju mund të shihni adresën ku ishte drejtuar dërgesa, Pikërisht në departamentin sanitar të zyrës së kryetarit të Shën Petersburgut dhe nëqoftëse do të hapeshin dokumentet e kësaj çështjeje do të vërtetohej dhe kjo që po them unë. Sigurisht nëse këto prova nuk janë zhdukur akoma”, tha Mitchavi.

Përsa i përket kësaj çeshtjeje ka qënë dhe një i dyshuar tjetër i quajtur Oscar Donat, një biznesmen i njohur në Shënn Petersburg. Ky i fundit ishte regjistruar ne departamentin e punëve të jashtme pak kohë pasi Putin kishte marrë drejtimin e saj dhe besohej se droga ishte drejtuar në terninalin privat të doganave te biznesmenit Donat. Por për mungesë provash Oscar Donat u lirua.

Në këtë dosje përmendet edhe shoferi në Shën Petersburg Vasily Didenko ku deklaroi se:

“Drejtorët e kompanisë e kanë vizituar Donatin në një hotel çdo ditë dhe i sillnin çanta të mbushura me para. Edhe Sobchak e ka vzituar”.

Pas vdekjes se tyre, pasi Vladimir Putin mori mandatin e tij të parë për president, emëroi Viktor Cherkesov-in si zyrtarin më të lartë në Rusi kundër narkotikëve.

Në një konferencë për mediat ne vitin 1993 Cherkesov deklaroi se do të kishte një gjykim për rastin misterioz te zhdukjes së kokainës por ky gjykim nuk u mbajt kurrë.

Duke e lënë kështu misterin ende të pazgjidhur dhe pa një përgjigje konkrete.

(Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Ibrahim Berisha-REL)

Next Post
Shqipëria do të pajiset me një nga sistemet më të mira raketore antitank “Javelin“/ Peleshi: Pjesë e modernizimit të FA

Shqipëria do të pajiset me një nga sistemet më të mira raketore antitank “Javelin“/ Peleshi: Pjesë e modernizimit të FA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In