• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VKM u zhbë, tani është radha e negociimit me universitetet

by Flogert Muça
06/12/2018 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga FLOGERT MUÇA/

Protesta e studentëve që u zhvillua dje dhe sot ishte një dëshmi demokracie dhe përgjegjshmërie si nga studentët dhe nga qeveria. Protesta ishte qytetare dhe kishte një kauzë studentore konkrete e cila u mor parasysh nga qeveria dhe u trajtua me seriozitet maksimal duke i dhënë zgjidhje.

Ndryshe nga loja politike që jemi mësuar të shohim në Tiranë, ku opozita fjala vjen kapet pas fijeve të kashtës dhe përfundon ‘e djegur’, sot u pa një anë tjëtër e shoqërisë dhe qeverisë, të cilat si rrallë ka ndodhur në tranzicion,  komunikojnë dhe gjejnë zgjidhje të bashkërisht.

Rasti i sotëm ishte i tillë. Vullneti i qeverisë për të dëgjuar studentët ishte për tu përshëndetur, ashtu si edhe protesta qytetare e tyre. Panorama e protestës ishte e një shteti europian, duke dhënë kështu jo vetëm zgjidhje për një kërkesë legjitime, por edhe një mesazh se Shqipëria është sot një vend më i mirë, ku protestohet lirisht dhe merren vendime të drejta.

E vetmja gjë e shëmtuar në këtë histori edhe sot ishte politika, e cila u përpoq me çdo mjet deri në fund që të përfitonte politikisht nga një shkëndijë rinore. Ishte e shëmtuar, e neveritshme, ndërhyrja e opozitës në mesin e turmës që protestonte për një gjë që sipas tyre ishte e padrejtë ndaj tyre. Ata që në fakt kanë bërë rritjen me 50% të tarifave për këta studentë gjatë 2009-2013, sot ishin kamufluar në turmë duke nxitur mos-zgjidhjen e çështjes së studentëve, vetëm e vetëm që të kenë argument politik kryetarët e tyre.

Fakti që qeveria u tërhoq nga pika 4 e VKM për tarifimin e krediteve të atyre që kanë lëndë të mbartura dhe fakti që arritën që të mos lejojnë opozitën të fusë turinjtë pengues  në zgjidhjen reale të çështjes së tyre, janë dy levizjet e mira të bashkëpunimit që kanë bërë studentët. Ndaj, duhet që kjo traditë bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe negociimi poashtu me universitetet, që kanë kompetencën në bazë të autonomisë që ju është dhënë, për të gjetur zgjidhjet, bashkërisht. Dhe për këtë duhet pjekuri dhe seriozitet nga studentët, siç e treguan dje dhe sot.

Qeveria e  zhbëri pikën e VKM-së siç studentët kërkuan duke treguar se ka vullnetin e mirë për t’i rregulluar gjërat dhe për t’i dëgjjuar studentët, ndaj tani topi është në fushën e studentëve të cilët duhet të tregojnë deri në fund se janë për zgjidhjen e problemeve të tyre duke negociuar e bashkëpunuar tanimë me universitetet e tyre, për t’iu dhënë zgjidhje pretendimeve të tyre. Studentët duhet të vazhdojnë të tregohen seriozë njëlloj siç u tregua sot shteti me ta, duke negociuar. E kundërta do të ishte prishje e një panorame të bukur të Shqipërisë që pamë sot dhe një shërbim ndaj atyre që kurrë nuk kanë dashur zgjidhjen e problemeve, por vetëm krijimin e tyre./a.meta

Next Post
KLSH padit ish-drejtorin dhe 7 specialistë të ALUIZNI-t, kryen legalizime antiligjore

KLSH: Dëmi nga administrata në 2018-n, shkon në 957 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In