• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

KLSH: Dëmi nga administrata në 2018-n, shkon në 957 milionë euro

by Java News
06/12/2018 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata shtetërore, në 9 muaj, nga shkeljet dhe abuzimet i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 957 milionë eurove. Shifra e lartë e dëmit u publikua dje nga raporti i auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator 2018. Kontrollet janë kryer në 9-mujorin e këtij viti, por, sipas KLSH-së, shkeljet i përkasin veprimtarisë ekonomike për periudhën 2015-2017. Raporti evidenton se shkeljet më të larta janë kryer në sektorin e të ardhurave dhe të shpenzimeve, të cilat kapin një dëm prej 917 milionë eurove. Dëmi më i lartë ekonomik është shkaktuar nga abuzimet në shitjen e pronës shtetërore, dhënies me qira dhe koncesionet. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se për të gjitha shkeljet e gjetura kallëzoi në Prokurori 98 drejtues të lartë dhe të mesëm të administratës.

DËMI

Abuzimet dhe shkeljet e administratës kapin shifrën rekord të dëmit ekonomik të shkaktuar, i cili, sipas KLSHsë, arrin në vlerën e 957,3 milionë euro. Referuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, është konstatuar se nga parregullsitë dhe shkeljet financiare dëmi llogaritet në 39,7 milionë euro. Nga shkeljet me shpenzimet dhe të ardhurat dëmi llogaritet 957 milionë euro.

“Parregullsitë dhe shkeljet financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 4,993,758 mijë lekë ose 39,7 milionë euro. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 115,349,578 mijë lekë, afërsisht 917,6 milionë euro nga e cila: 44,144,180 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 351,1 milionë euro; 71,205,398 mijë lekë afërsisht 566,5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 120,343,336 mijë lekë ose afërsisht 957,3 milionë euro. Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2015-2017, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

ABUZIMET DHE SHKELJET

Shkeljet me vlerë më të lartë janë konstatuar në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dhe koncesioneve, në shumën e përgjithshme prej 2,171,358 mijë lekësh. Abuzime për këtë fushë janë konstatuar në institucionet si Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave dhe Materialeve të Shtetit.

Dëmi ekonomik në këtë institucion arrin në vlerën 659 mijë lekë, si pasojë e mos arkëtimit të vlerës së ndryshuar të sasisë fillestare nga përfaqësuesi i ARRSH-së për shitjen e skrapit të përfituar nga konfiskimi i 40 mjeteve. Abuzime janë konstatuar edhe te KESH sh.a, në vlerën 1,582,301 mijë lekë, si pasojë e miratimit nga bordi i ERE-s vendimin për marrëveshjen me shoqërinë “OST” për shërbimet ndihmëse dhe balancimit të sistemit elektroenergjetik dhe me një diferencë të madhe midis çmimit të shitjes së energjisë nga Shoqëria KESH sh.a drejt kompanive private e më pas me çmimin e blerjes së energjisë nga OSHEE nga këto kompani.

Abuzime janë gjetur edhe në doganat për periudhën janarshtator 2018, në vlerën e 1,082,000,000 lekëve. Edhe në sektorin e prokurimeve u konstatuan shkelje ,që kapin vlerën e 974,000,000 lekëve. Nga shkeljet me tenderat dëmi më i lartë në vlerë 51,551 mijë lekë është shkaktuar nga Bashkia e Dibrës, më pas është Bashkia e Këlcyrës me vlerën 37,385 mijë lekë dhe Bashkia Vlorë ku dëmi llogaritet në 29,372 mijë lekë.

Po ashtu sipas KLSH-së, dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet në fushën e tatim-taksave është 223,000,000 lekë dhe 295,281,000 lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet në sektorët e tjerë për periudhën janar-shtator 2018.

DEMI NE ADMINISTRATE

TOTALI I DËMIT
120,343,336 mijë lekë ose afërsisht 957,3 milionë euro në total janë konstatuar shkeljet në administratën shtetërore për periudhën janar-shtator
SHKELJET NË TË ARDHURA DHE SHPENZIME
4,993,758 mijë lekë ose 39,7 milionë euro është dëmi ekonomik i shkaktuar nga parregullsitë dhe shkeljet financiare, në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera
SHKELJET FINANCIARE
115,349,578 mijë lekë, afërsisht 917,6 milionë euro është në total dëmi i shkaktuar nga shkelje të disiplinës financiare, nga ku: 44,144,180 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 351,1 milionë euro; 71,205,398 mijë lekë afërsisht 566,5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.
DËMI EKONOMIK SIPAS FUSHAVE
2,171,000,000 lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet në shitjen e pronave, qirasë dhe koncesioneve
1,082,000,000 lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet në doganat për periudhën janar-shtator 2018
974,000,000 lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet me tenderat për periudhën janar shtator 2018
223,000,000 lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet në fushën e tatim-taksave për periudhën janar-shtator 2018
295,281,000 lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet në sektorët e tjerë për periudhën janar-shtator 2018
KALLËZIMET
34 kallëzime penale për drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë për 34 institucione janë bërë gjatë kësaj periudhë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit
98 persona janë kallëzuar në Prokurori për shkelje dhe abuzime në 9 muaj nga Kontrolli i Lartë i Shtetit./panorama/a.meta

Next Post
Kupa e Mbretit/Reali fiton thellë 6-1 me modestët

Kupa e Mbretit/Reali fiton thellë 6-1 me modestët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Automjete luksoze, pasuri të paluajtshme dhe…Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të Arbër Muçës

Automjete luksoze, pasuri të paluajtshme dhe…Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të Arbër Muçës

July 24, 2026
Vrajsa në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Policia erdhi pas një ore. Autori ka hyrë e ka dalë tre herë nga burgu

Vrajsa në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Policia erdhi pas një ore. Autori ka hyrë e ka dalë tre herë nga burgu

July 24, 2026
Gjendje e jashtëzakonshme në Madrid, qeveria mobilizon ushtrinë për të përballuar zjarret

Gjendje e jashtëzakonshme në Madrid, qeveria mobilizon ushtrinë për të përballuar zjarret

July 24, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

July 24, 2026
Gjermania/ Hapen dyert për punëtorët nga Ballkani, përfitojnë dhe shqiptarët

Kush punon e kush jo? Qarqet shqiptare me diferencat më të mëdha në tregun e punës

July 24, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Ditë e favorshme për vendime të rëndësishme, çfarë parashikon fati për 12 shenjat e horoskopit

July 24, 2026
Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

July 24, 2026
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Regjistrimet e bizneseve të reja rriten me 7.5%, kryeson Tirana. QKB: Kompanitë me kapital të huaj u rritën me 35.7%

July 24, 2026
Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

July 24, 2026
“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

SHBA vendos tarifa të reja ndaj 60 partnerëve tregtarë, Trump: Nuk kanë parandaluar punën e detyruar

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In