• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

VKM: Nëse tatimorët arrijnë objektivat deri në 6 paga shpërblim

by A R
18/12/2015 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vendim i fundit i Qeverisë i jep të drejtën punonjësve të administratës tatimore të përfitojnë deri në 6 paga shpërblim në vit nëse arrijnë një pjesë të objektivave të planit.

Vendimi i botuar në fletoren e fundit zyrtare i lë administratës tatimore të përdorë deri në 2 përqind të të ardhurave totale për investime të brendshme, por edhe shpërblime.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbledh mesatarisht 150 miliardë lekë në vit të ardhura, çka do të thotë se përmes këtij vendimi, qeveria i ka dhënë të drejtën administratës tatimore të përdorë për investime dhe shpërblime rreth 3 miliardë lekë ose mbi 21 milionë euro në vit.

Sipas vendimit, do të jetë ministri i Financave ai i cili përmes një udhëzimi do të përcaktojë se ç’pjesë e fondit do të përdoret për investime dhe ç’pjesë për shpërblimin e tatimorëve, ndërsa ndarja e shpërblimeve do të jetë atribut i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Por cilat janë kriteret për ta përfituar atë? Sipas vendimit të qeverisë, administrata tatimore ka të drejtën për shpërblime nëse në një periudhë gjashtëmujore e tejkalon planin të paktën në tre muaj.

Qeveria ka vendosur që të drejtën për shpërblime ta kenë vetëm tatimet, ndërsa doganat nuk do të përfitojnë nga ky shpërblim. Nga ana tjetër vendimi për shpërblimet vjen në një kohë kur qeveria në korrik u detyrua të ulte me 22.3 miliardë lekë planin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat për shkak të ecurisë së dobët në mbledhjen e tyre gjatë gjysmës së parë të vitit. / TCh

Next Post

Ja si mund të aplikoni për viza afatgjata në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In