• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjosa “Park Kombëtar”/ Rama-europianëve: U turrët ta mbronit nga zbutja! 30% e territorit, së shpejti zonë e mbrojtur

by A R
15/03/2023 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si një moment historik. Në fjalën e tij nga Tepelena, kreu i qeverisë u ka dhënë një mesazh të gjithë europianëve që kanë qenë skeptik mbi këtë vendim dhe tentuan që qeveria të “mos zbuste tigrin” e Vjosës. Rama u ka kërkuar atyre që të bëjnë një “larje të ndërgjegjies””, teksa hodhi firmën e fundit për aktin final të statusit Park Kombëtar të lumit Vjosa.

“Sot ne mbrojmë përgjithmonë lumin e fundit të egër të europës. Në këtë rrugë patëm shumë europianë që pasi i zbutën lumenjtë e tyre të egër u turrën te Vjosa që ta mbrojnë nga zbutja. Shumë europianë që tigrat e tyre të natyrës së tyre i kthyen në mase, u kthyen nga ne që të mos guxojmë të zbusim tigrin tonë. Atyre u japim mundësi që të bëjnë një larje të ndërgjegjes së tyre, ashtu sikundër mes tyre ne patëm fatin të takojmë njerëz të cilët janë vërtet bekim i këtij planeti”, tha Rama.

Kryeministri bëri me dije se aktualisht, Shqipëria ka 21% të territorit zonë të mbrojtur dhe objektivi i qeverisë, sikurse theksoi Rama, është që kjo shifër të shkojë në 30%.

“Sot Shqipëria ka 21 % të territorit zonë të mbrojtur, e kemi gjetur me shumë më pak kur morëm detyrën dhe ccdo vit rritëm sipërfaqen. Objektivi ynë ta çojmë në 30% territorin në zonë të mbrojtur. T’u japim njerëzve një perspektivë të re zhvillimi, për të cilën nuk mjafton të kesh Vjosën, por të dish se si. Këtu bëhet e domosdoshme gjetja e partnerëve dhe aleatëve të ditur.  Ne sot jemi krenar për shumë gjëra që kemi bërë në funksion të mjedisit”, shtoi ai.

Kreu i qeverisë vuri theksin te nevoja për një reformë lidhur me menaxhimin e pyjeve, që sikurse tha ai, “për ti kthyer në mirësi dhe mirëqenie për të gjithë brezat, jo në zona ku vetëm disa të babëzitur që gllabërojnë sot për sot përfitojnë, ndërkohë që të tjerët dëmtohen përjetë”.

/a.r

Next Post
Kumbaro flet për statusin e ri të lumit Vjosa: Kemi sfiduar historinë me këtë vendim

Kumbaro flet për statusin e ri të lumit Vjosa: Kemi sfiduar historinë me këtë vendim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’…

Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit! Rikthehen debatet për Reformën Territoriale e Zgjedhore

September 7, 2026
Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

September 7, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Lezhë/ Tritol portës së një banese, policia nis hetimet

September 7, 2026
Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

September 7, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

September 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 8 Shtator 2026

September 7, 2026
Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

September 7, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë!

September 7, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Biznesi i konspiracioneve mbi hirin e pyjeve që digjen

September 7, 2026
Gjermania nuk është më “imune” ndaj ekstremizmit, fitorja e AfD-së ndryshon gjithçka

Gjermania nuk është më “imune” ndaj ekstremizmit, fitorja e AfD-së ndryshon gjithçka

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com