• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjosa Osmani, ose elefanti në dyqan qelqurinash

by Dritan Hila
19/12/2020 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Nuk ka qasje më të gabuar se të futesh në analizën e politikave të brendshme të një shteti, nëse nuk jeton aty. Nuk ka politike më të gabuar sesa të përpiqesh të imponosh sjelljen e një shteti tjetër, çfarëdo marrëdhënie të kesh me të. Të dyja të çojnë në qorsokak.

Të dyja këto gabime i bëri presidentja në detyrë e Kosovës, Osmani. Vjosa Osmani erdhi vizitë në Shqipëri. Për vetë tagrin që ajo mban, pra një presidente që i ka ngecur posti në dorë për shkak rrethanash; pa një identitet politik pasi aty ku është, vjen për shkak të përkatësisë së saj në LDK nga ku praktikisht është e përjashtuar; vizita e saj duhet të ishte protokollare. Rreptësisht protokollare.

Por ajo u soll si nënkryetare e Albin Kurtit, dhe ky ishte shërbimi me i keq që mund t’i bënte Kosovës dhe Shqipërisë.

Nëse flasim për Kurtin, Kosova nuk është në ditët e saj më të mira që Albin Kurti me gojën e Osmanit t’i bëjë vendit të tij një armike tjetër, si Shqipëria. Kurti nuk mund ta përdorë vendin e tij si mashë për synimet e tij partiake pasi edhe kaq sa ka bërë, ka bërë shumë. Ai ia ka dalë të vendosë shumë hije mbi aleancën e Kosovës me SHBA. Mos harrojmë që kur Magdalen Ollbrajt erdhi që të lobonte që PTK të merrej nga një firmë për të cilën ajo punonte, Albin Kurti dhe VV doli në rrugë në demonstrata. E bëri kundër gruas që ishte mamia e Kosovës së lirë.

Albin Kurti dhe Vetëvendosja e tij nuk kanë nguruar të bëjnë armiq të fuqishëm në SHBA. Edhe nëse për një moment të mendohet se dikush ka dashur ndarjen e Kosovës, politika më e mirë do ishte tërhiq e mos këput derisa të ndryshojë faktori politik ndërkombëtar. Por Kurti u interesua ta sabotojë këtë raport, derisa vetë SHBA u investua ta rrëzojë qeverinë e tij.

Kosova dhe kufijtë e saj nuk janë këtu ku janë për vullnetin e Albinit dhe as të Mujit dhe Halilit që janë në Tiranë. Faktorë të mëdhenj gjeopolitik ndikuan që ajo të jetë këtu ku është dhe mos ndahet. Nëse ka një kontribut për lirinë e Kosovës, ato janë demonstratat e studenteve qe i dhanë autonominë, demonstratat e ‘81-it, LDK e Ibrahim Rugovës që sensibilizoi botën, dhe e UÇK me luftën e saj. Të tjerat janë dokrra hini që këndohen me çifteli kur të zë rakia. Përfshirë edhe Kurtin që ka bërë një vrime në ujë në të gjitha kauzat e tij.

Tani duke u kthyer në Shqipëri, dhe tek vizita e Osmanit, rishtas kemi një qasje përçarëse. Vizita dhe fjalimet e saj, ishin më shumë se populiste.

Retorika e saj për traun e tunelit, nuk ka lidhje fare me politiken. Është një problem ekonomik nga fillimi në fund. Është një problem shqiptar që ka lidhje me PPP-te, me mundësitë apo jo që shteti shqiptar të mbaronte një autostrade që ishte bërë vetëm gjysma. Por nuk është tra kufiri.

Minishengeni është një oferte evropiane ku Kosova ka munguar me vullnetin e saj. Dhe më mirë një Minishengen ku paguhen taksat doganore sesa një anarki ku përfiton bota e nëndheshme e kontrabandës dhe krimit.

Rezoluta nga parlamenti shqiptar kundër genoncidit serb janë bërë në të shkuarën dhe zonja si kryeparlamentare që është duhet ta dijë se rezolutat nuk janë fjalime urimi që bëhen çdo vit të ri.

Edi Rama nuk ka asgjë nacionaliste në qenien e tij, as kur u prit si hero nga kosovarët kur u kthye nga vizita në Beograd dhe as tani. Është thjesht një udhëheqës pragmatist që do të mbijetojë duke fituar simpatitë ndërkombëtare. Kurse posti e ndihmon të realizoje pengjet e rinise, si psh të ketë muhabet me futbollistë e basketbolliste të ish Jugosllavisë. Por kaq. Ashtu sikur marrëdhënia e tij me Vuçiç as e ngre dhe as e ul Kosovën, pasi të dy kanë çelësat e kashtës në dorë për të ndryshuar kufijtë e Ballkanit. Dhe sikurse Berisha dhe Meta historikisht e kanë çështjen kosovare monedhë shkëmbimi për karrierën e tyre politike. Madje këta të tre i bashkon Shkëlzen Maliqi. Këtë duhet të pyesi Vjosa se çfarë ka bërë qe është beniamin i të treve. Gabimi i madh i saj ishte qe u përdor për axhenden politike te Albin Kurtit dhe dyshes së Tiranës.

Vizita e Vjosa Osmanit nuk i shërbeu ndryshimit të ekuilibrave elektorale. Ata që votojnë Ramën, do ta votojne rishtas, sikundër ata që votojnë PD do ta votojnë prapë. Por ama shënoi një gropë të madhe në marrëdhëniet mes dy vendeve që do duhet kohë të riparohet. Qëndrimet e matura të Rugovës, Sejdiut, deri diku Thaçit, nuk ishin nga qejfi por ishin të mirëkalkukuara. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ata ditën të gjejnë urat e bashkimit mes dy pjesëve të një kombi që i ka ndarë historia.

Ajo që na tregoi Vjosa Osmani, është se një klasë e re politike po rritet, që e shikon Kosovën si feud të tyren dhe që gjëja e fundit qe mendojnë është bashkimi të cilin e përdorin vetëm për nevojat politike meskine. Ironia e historisë është se vjen nga dikush që bashkimin kombëtar na e paska edhe në program. (dritare.net)

Next Post
E ardhmja në dorë të vendimit, Daja tregohet i sinqertë

I infektuar me COVID-19? Vetizolohet trajneri i Partizanit

Comments 1

  1. Kalem Boja says:
    5 years ago

    Është si të bësh seks me doreza boksi.
    Stonaturë e gjallë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In