• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjosa Osmani na lëshoi mbi shpinë ujin e vrullshëm e të turbullt të Vjosës në një dimër të vështirë

by Java News
26/12/2020 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Presidentja në detyrë e Kosovës njëkohësisht Kreu i Parlamentit nga foltoret e Institucioneve respektive në Shqipëri gjeti rastin të qëllojë me gurë Qeverinë e Shqipërisë dhe veçanërisht Kryeministrin Edi Rama. Edhe pse me buzëqeshje, me fjalimin e shkruar në letër, ajo qëlloi drejt për drejt në mish pa llogaritur dhimbjen në trupin dhe shpirtin e të goditurve apo edhe të shqiptarëve nga të dy anët e kufirit

Presidentja në detyrë e Kosovës njëkohësisht Kreu i Parlamentit nga foltoret e Institucioneve respektive në Shqipëri gjeti rastin të qëllojë me gurë Qeverinë e Shqipërisë dhe veçanërisht Kryeministrin Edi Rama. Edhe pse me buzëqeshje, me fjalimin e shkruar në letër, ajo qëlloi drejt për drejt në mish pa llogaritur dhimbjen në trupin dhe shpirtin e të goditurve apo edhe të shqiptarëve nga të dy anët e kufirit.

Fund e krye kërkoi të krijojë përshtypjen se “Ajo dhe vetëm Ajo di e thotë të vërtetat” rreth çështjeve për të cilat i lexoi me përkushtim nga letra ku ishin shkruar. Pra iu bëri akuzën dhe gjyqin të tjerëve; madje la të nënkuptohet se kush duhet të jetë edhe dënimi i pashpallur ndaj tyre. Çdokush, pa lëre më një shtetar, me minimumin e gjakftohtësisë dhe urtësisë nuk do të gabonte kaq rëndë dhe jo vetëm një herë. Më së pari gaboi kur tha se këto i shpreh në emër të Kosovës që ajo e përfaqëson.

Ajo është përfaqësuese institucioneve të caktuara, por kjo nuk nënkupton se Ajo shpreh mendimin e gjithë qytetarëve të Kosovës, madje për çështjet që trajtoi as të institucioneve që përfaqëson. Fjala vjen si Kryeparlamentare, ajo nuk kishte miratuar në Parlamentin e Kosovës qendrimin mbi disa nga ato çështje që lexoi, ndërkohë që qendrimi kategorik ndaj këtyre çështjeve nuk është as në tagrin e Presidentit të Republikës. Po kështu Ajo nuk kishte miratuar në Parlamentin e Kosovës nëse zyrtarisht e publikisht duheshin akuzuar institucionet e Qeverisë Shqiptare për “cënim” të tërësisë territoriale të Kosovës (tradhëti!..)etj.., siç ajo e bëri me lehtësi!… Ajo gaboi kur mori përsipër të vetëprezantohet si formuluesja e qëndrimeve të drejta e të vërteta të pa kontestueshme, kur fare mirë e dinte që në të dy anët e kufirit ka qendrime të ndryshme ndaj atyre çështjeve që lexoi.

Ajo gaboi rëndë kur kërkoi që të bashkohemi si të parët tanë, ndërkohë që këtë thirrje nga foltoret e institucioneve e bëri duke treguar me gisht “plangprishësit”, “të damkosurit” e deri “tradhëtarët”. Mbasi nuk la akuzë pa bërë ndaj tyre, “shpalosi” zemërgjerësinë e zonjës duke i grishur ata në sofrën e madhe!…  Ajo gaboi edhe më.., duke shpërdoruar keqaz postet që mban dhe thot se i përfaqëson? Pa e gjykuar qëllimin e veprimit të saj nën prizmin e përfitimeve politiko-elektorale për vehte dhe dashamirët  këndej dhe andej kufirit që na ndan, më duhet të them se gjeti momentin më delikat e më të papërshtatshmë për të luajtur me këtë fjalë kryq pabesie nga foltoret e institucioneve në Shqipëri.

Nuk duhet kurrsesi që kur gjykohet zinxhiri drejtues i UÇK; institucioneve në Kosovë dhe në Shqipëri t’iu ofrosh një sherrnajë aspak të dobishme apo ping pong akuzash. Nëse duhet të koordinojmë veprimet për të mbrojtur Luftën Çlirimtare të UÇK dhe vetë UÇK; veprimi i Vjosës ishte rruga më e gabuar e mundshme. Nëse Vjosa ishte dhe ende ndjehet e ndërgjegjshme për atë çfarë bëri, është për të ardhur keq. Historia e afërt do ta gjykojë. Falë gjakftohtësisë e maturisë së Institucioneve shqiptare dhe vetë Kryeministrit Rama përplasja e provokuar prej Znj Vjosa nuk ndodhi. Znj Vjosa Osmani ishte në dijeni se gjithçka lexoi ishin perifrazime folkloriko-patriotike të disa liderëve politkë në Shqipëri e në Kosovë.

Ajo me keqdashje u bë palë me Ata (me zë dhe figurë duke shtrënguar duart) dhe me nënqeshje sarkastike flaku tej palën tjetër! Kjo nuk ishte sjellje vllazërore e as diplomatike prej një shtetari. Në këtë rast dukej se çdo gjë ishte e qëllimshme. Mënyra se si Znj Vjosa i trajtoi çështjet përvijoi një ide të rreme sikur gjithë të këqijat Kosovës i kanë ardhur dhe i vijnë nga Shqipëria, ide djallëzore kjo që është artikuluar më herët edhe prej joshqiptarëve. Presdentia e Kosovës erdhi si një fërtunë që tentoi të krijojë një krisje mes shqiptarësh, por që nuk u realizua dhe kjo jo për meritë të sajën! Pra motra jonë, bija e Kosovës, e cila mban emrin e bukur të Lumit Vjosa, në vend të sillte kaltërsinë na lëshoi mbi shpinë ujin e vrullshëm e të turbullt të Lumit Vjosa në një dimër të vështirë. Edhe pse shpresojmë që efektet e atyre çka Vjosaa lexoi të jenë zero, vizita e sajë do të  mbahet mend për kohë të gjatë si një përpjkje e pabesë për të përçarë shqiptarët në një moment kritik.

Next Post
Rregulli “magjik”/ Ja pse këta njerëz u bënë të pasur?!

Rregulli "magjik"/ Ja pse këta njerëz u bënë të pasur?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kostoja e jetesës, Kuvendi miraton ligjin për strehimin e përballueshëm! Manja: Kush është shumicë e përcakton kutia e votimit!

Kostoja e jetesës, Kuvendi miraton ligjin për strehimin e përballueshëm! Manja: Kush është shumicë e përcakton kutia e votimit!

November 12, 2026
Kinemaja në zi, ndahet papritur nga jeta në moshën 62-vjeçare aktori i njohur! Kolegu zbulon telefonatën e fundit me të

Kinemaja në zi, ndahet papritur nga jeta në moshën 62-vjeçare aktori i njohur! Kolegu zbulon telefonatën e fundit me të

November 12, 2026
Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!

Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!

November 12, 2026
Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

November 12, 2026
Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

November 12, 2026
Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

November 12, 2026
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In