• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vjosa Osmani go home, you’re drunk

by A R
27/09/2022 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa vërtet Edi Rama i ndihmon Serbisë, ashtu siç pohon Vjosa Osmani, u pa në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në të njëjtën foltore prej nga ku botës iu drejtua edhe Presidenti Joe Biden.

Fjalët e Ramës për falsitetin e raportit të Dick Marty-it, për padrejtësinë dhe dhimbjen që ky raport i shkaktoi Kosovës dhe për nevojën që Kosova sa më parë të ketë ulësen e vet në OKB, nuk janë fjalë që Serbia ka dëshirë t’i dëgjojë.

Jo, u shprehëm gabim. Këto janë fjalë që Serbia e bën të pamundurën të mos i lejojë madje as të thuhen. Janë fjalë që sikur, vetëm çerekun e tyre, t’i thoshte dikush tjetër, qoftë edhe në një intervistë për media, Serbia menjëherë do t’i denonconte me gjuhën më të ashpër. Por, edhe pse fjala e Ramës u transmetua LIVE nga foltorja më e rëndësishme e botës, nuk pamë as edhe një reagim të vetëm nga Serbia.

Fjalim në OKB i Edi Ramës i kishte katër njësi logjike, secila e menduar me kujdes dhe saktësi.

Në dy njësitë e para të fjalimit, Edi foli për Ukrainën dhe Dick Marty-in, një ndërlidhje që pakkush do të guxonte ta bënte. Ndërkaq, dy njësitë e fundit, Edi ia kushtoi Ballkanit të hapur dhe nevojës për ta njohur Kosovën.

Për logjikën sipërfaqësore të fansave të Vjosës kjo është sikur të përziesh kripë me sheqer. Por, kur njeriu zhvishet nga urrejtja dhe sado pak shërohet nga shkurtpamësia, nuk ka si të mos e pranojë që fjalimi i Edi Ramës, është fjalimi më i fuqishëm në mbrojtje të Kosovës dhe fjalimi më anti-rus që ndonjë udhëheqës i shtetit shqiptar e ka bërë ndonjëherë në ndonjë forum ndërkombëtar.

Sot, nuk mund t’i drejtohesh përfaqësuesve të të gjitha shteteve të botës dhe të mos e nisësh fjalimin pa folur për Ukrainën. Por kalimi nga Ukraina te të gjitha plagët që shkaktoi raporti i Dick Marty-it la të nënkuptohet që nesër, një spekulant tjetër, i gatuar në kuzhinat e imagjinatës perverse ruse, do t’i përvishet punës që ta njollosë edhe rezistencën titanike të Zelensky-it. Kushdo që nuk e ka kuptuar këtë seriozisht ka nevojë të rikthehet në shkollë.

Mënyra si është bërë sinteza e të gjithë fjalimit, që vuloset me thirrjen për njohjen e Kosovës, e vendos Serbinë në një pozitë shumë të vështirë.

Në rrethana të tjera, ata do dilnin menjëherë me një reagim shumë të ashpër. Por, duke marr parasysh “vëllazërinë” e Vuçiç-it me Ramën, ata e kanë pothuajse të pamundur të reagojnë. E nëse nuk reagojnë atëherë, në heshtje, i aprovojnë tezat e Edit. Dhe kjo është një fitore e madhe për të gjithë shqiptarët.

Tani, Vjosa dhe të tjerët si ajo, do të qahen me teori idiote si Rama po manipulohet nga Vuçiç, por e vërteta është që, sot, Serbia nuk guxon të acarojë raportet me Shqipërinë.

Në intervistën e fundit për emisionin “Opinion”, të zhvilluar në New York, Edi Rama tha që, në politikën e tij ndaj Serbisë, udhëhiqet vetëm nga interesi nacional dhe strategjik i Shqipërisë.

Tani që Edi Rama ka hequr dorë nga nevoja ta bindë dikë në Kosovë për kursin e politikës së tij, pra respekton tërësisht sovranitetin vendimmarrës të Prishtinës, mendojmë që, me kohën, edhe populli i Kosovës do të nisi të kuptojë nevojën e “vëllazërisë” mes Ramës dhe Vuçiç-it.

Vjosa e quajti apologjetik të Vuçiç-it Ramën, pikërisht kur ky dha fjalimin më goditës për Serbinë në platformën më të madhe që kanë krijuar kombet për t’iu folur njerëzve.

Ky keqlexim i saj buron nga dy gjendje të mundshme e të cilat dallojnë veç për nga manifestimi kimik i emocionit dhe jo për nga prodhimi i poshtërsisë.

Osmanit i pengon Rama sepse e kupton që nuk arrin dot të përformojë në nivelin e tij, pra ka smirë. Ose nuk e kupton fare përformancën e tij, pra s’ka dije.

/AlbanianPost.com

Next Post
berisha basha

Auditi i Berishës për Bashën, kreu i Komisionit: Jemi partia që rrëzoi komunizmin, i rëndë financimi me para ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In