• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vjeshtë 2017” bllokoi 111 makina luksoze me vlerë 6 mln euro

by A R
02/11/2017 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

111 makina janë bllokuara deri më tani nga operacioni “Vjeshtë 2017”. Report TV ka siguruar shifrat e makinave që janë ndaluar dhe më pas janë vendosur nën sekuestro. Në të gjithë vendin kanë qënë 180 makina që janë ndaluar prej muajit gusht 2017. Pas verifikimeve 111 makina luksoze kanë rezultuar të trafikuara nga vendet e BE-së, ose nuk justifikojnë burimin e të ardhurave me të cilat janë blerë.

Mes këtyre automjeteve, një pjesë e tyre janë të blinduara. Policia e Shtetit bën me dije se janë shoqëruar për verifikim 16 makina të blinduara dhe 12 prej tyre janë të bllokuara, ndërsa 4 janë ç’blllokuar pasi ishin me dokumentacion të rregullt.

Report TV mëson se vlera e automjeteve luksoze apo të blinduara, kap një shifër rekord prej më shumë se 6 milionë euro. Mes makinave të blinduara, ka edhe nga ato që kushtojnë 200 mijë euro.

Sipas burimeve makinat vijojnë të bllokuara pasi një pjesë e tyre rezultojnë të vjedhura në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa pjesa tjetër dyshohet se kanë qënë në pronësi të grupeve kriminale dhe që nuk justifikonin paratë me të cilat ishin blerë.

Këto janë disa prej makinave të tjera luksoze që ka bllokuar Policia e Shtetit ditët e fundit. Sicc mund të dallohet nga fotot, bëhet fjalë për makina Range Rover dhe Mercedez-Benz, prodhim i viteve të fundit dhe që kushtojnë më shumë se 50 mijë euro secila në treg.

Policia e Shtetit vijon operacionin “Vjeshtë 2017”, për sekuestrimin e makinave luksoze që janë blerë me para që dyshohet se vijnë nga aktivitetet kriminale. Aksioni pritet të vijojë deri në muajin dhjetor. Kjo edhe për faktin se pronarët e makinave luksoze po i mbajën të fshehura automjetet e tyre, pasi i tremben sekuestrimit të Policisë./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Gjukiq tifozëve të Partizanit: Nuk jeni serbë nëse ofendoni shqiptarët

Gjukiq tifozëve të Partizanit: Nuk jeni serbë nëse ofendoni shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com