• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vjeshta ka trokitur dhe rizgjon rastet me COVID”/ Alarmi i Kalos: Po vihet re një tendencë e uljes së kujdesit nga…

by Java News
28/09/2020 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku Tritan Kalo ka dalë me një mesazh për të gjithë qytetarët, që te kenë edhe më shumë kujdes tani që jemi në stinën e vjeshtës dhe virozat janë më të pranishme.

Në një status në Facebook, Kalo thotë se me ardhjen e vjeshtës shtohen edhe rastet e infeksioneve me Covid.

Duke iu referuar hapjes së shumë aktiviteteve, Kalo shprehet se është vënë re një tendencë e uljes së kujdesit nga qytetarët.

Postimi i plotë i Tritan Kalos

KOHË KOVIDIANE…..28.09.2020 e në vijim…..KUJTESË sidomos për rastet me PCR/Teste negative përgjatë sfidës me “flamën mbarëbotërore”…..VJESHTA që sapo ka trokitur si duhet në dyert tona, bart me vete jo vetëm një tendencë rizgjimi të rasteve të infeksioneve nga Sars-Cov2/Covid-19, POR së bashku me to shtohen në qarkullim edhe Infeksione të shumta Virale stinore, që në shfaqjen e tyre klinike janë të përngjashme mes tyre si dhe me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….

Ndryshimet e temperaturës me tendencë uljen e tyre, rifillimi i vitit shkollor, shtimi i kontakteve në mjediset e mbyllura, rihapja e shumë aktiviteteve socio-ekonomike, shtimi i qarkullimit me mjetet e transportit publik, tendenca në ulje që po vërehet në lidhje me përkujdesin individual, distancimin fizik si dhe higjenizimin e mjedisit tonë ndaj rrezikut prej Sars-Cov2/Covid-19, dashur pa dashur do të ndikojnë në shtimin e këtyre rasteve…. Periudha kohore tipike e këtyre Infeksioneve virale stinore është ajo midis Tetorit dhe Prillit….

DUHET t’a kemi të qartë se janë infeksione të cilat PREKIN të gjitha moshat duke u përhapur lehtazi mes tyre, POR që fatmirsisht në pjesën më të madhe të tyre ato NUKU janë të rënda në manifestimet klinike si dhe në ndërlikimet që ato japin….

Infeksionet virale stinore shoqërohen ose 1- me prekjen e vijave respiratore/të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, ose 2- me prekje të traktit tretës/rrugës së kalimit, përpunimit e përthithjes së ushqimeve të ndryshme…1- Infeksionet virale stinore respiratore shkaktohen prej viruseve te Gripit si dhe rreth 200 viruseve të tjerë shkaktarë të katareve respiratore, apo të rrufës sikundër ato njihen nga popullata. Midis tyre janë edhe katër koronaviruse jo Sars-Cov2, të cilat qarkullojnë mes nesh që prej vitit 1962….

Fillimi i simptomave vërehet pak ditë pas rënies në kontakt me këto viruse, dhe simptomat më të shpeshta të një infeksioni grip-ngjasues janë: temperatura e lartë e shoqëruar ose jo me ethe, teshtitjet, gërvishjet apo dhimbjet e fytit, dhimbje të përgjithshme trupore, dhimbjet e kokës dhe këputshmëria/lodhja……Përhapja e këtyre infeksioneve prej të sëmurit te individët e tjerë ndodh direkt nëpërmjet spërklave, por edhe nga prekja e objekteve të ndryshme sepse këto spërkla njëkohësisht ndotin edhe sipërfaqet e ndryshme si dorëzat e dyerve, bankat e shkollës, lodrat e fëmijëve, tastierat e kompjuterave, telefonat, etj….

Shërimi është i shpejtë për 4 – 7 ditë, me përjashtim të personave me sëmundje kronike dhe lëndime imnunitare, në të cilët ecurija e sëmundjes mundet të zgjatet, të rëndohet dhe të shoqërohet me ndërlikime parësore nga këto viruse ose nga mikroorganizmat bakterialë që mbivendosen në të tilla raste….|Janë pikërisht këta persona të grupeve të riskut si dhe personeli i përkujdesit shendetësor, ata/ato të cilëvë u këshillohet me përparësi Vaksinimi i hershëm përkundrejt gripit….

Trajtimi me Antibiotikë është i justifikueshëm vetëm NËSE dyshohen mbinfeksione bakteriorë, ose edhe prekje direkte prej tyre të rrugëve të frymëmmarjes. Janë mjekët ata që e përcaktojnë një gjë të tillë dhe vetmjekimi NUKU këshillohet në asnjë rast….2- Gastroenteritet virale stinore të shpeshta përgjatë këtyre muajve shkaktohen kryesisht nga rotaviruset dhe noroviruset….Infeksionet gastroenteritike virale stinore përhapen nga një indvid në tjetrin prej duarve të tyre të palara, por edhe përmes ushqimeve ose ujit të ndotur prej këtyre viruseve….

Shënjat klinike të noroviruseve përfshijnë: fillimin e beftë të të vjellave, diarrhesë së ujëshme, krampeve abdominale, dhimbje koke dhe ethe. Të vjellat vërehen më shumë te fëmijët. Personat pa sëmundje kronike ose lëndime immunitare shërohen brënda 24 – 60 orëve….Shënjat klinike të infeksioneve nga rotaviruset përfshijnë diarrhenë, të vjellat dhe dhimbjet e barkut. Shumica e përsonave pa sëmundje bashkëshoqëruese shërohen brënda 3 – 8 ditëve….

Fëmijët nën dy vjeç mundet të kenë diarrhea severe, çka e bën të nevojëshme edhe mjekimin spitalor të tyre….NUKU është asnjëherë e pa dobishme përkujdesi ndaj higjenës ushqimore e asaj vetjake, kolektive dhe të mjedisve ku jetojmë, shkollohemi si dhe punojmë…VJESHTË e DIMËR “jo të ashpër” miq, kolegë dhe bashkëkombas…

g.kosovari

Next Post
Naftëtarët e Ballshit vendosin të hyjnë në grevë urie

Naftëtarët e Ballshit vendosin të hyjnë në grevë urie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In