• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjenë, Meta takon homologen Brunes: Progresi i reformës në Drejtësi do t’i shërbejë integrimit evropian

by Java News
15/02/2017 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës së tij në Vjenë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, shoqëruar prej Kryetares së Komisionit të Jashtëm, Arta Dade u prit sot në Parlamentin austriak nga Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Doris Bures.

Kryetari Meta dhe Presidentja Bures vlerësuan marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta e miqësore mes Shqipërisë e Austrisë dhe ndanë bindjen se intensifikimi i bashkëpunimit mes dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm për një impuls të ri mes dy vendeve.

 Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit, dhe vuri në dukje se Shqipëria po punon për t’i ofruar më shumë argumente partnereve si Austria që janë avokate të fuqishëm.

Në këtë kuadër u bisedua mbi ecurinë e procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë ku Meta dhe Bures ndanë bindjen e përbashkët se progresi cilësor i kësaj reforme kyçe do t’i shërbejë ritmit të integrimit evropian, luftës me efikase ndaj korrupsionit, forcimit të shtetit ligjor dhe do të rrisë kredibilitetin e Shqipërisë në botë, veçanërisht në drejtim të investimeve të huaja.

Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Doris Bures, duke vënë në dukje sfidat me të cilat përballet hapësira evropiane, theksoi se Austria do t’a mbështesë gjithnjë Shqipërinë në integrimin e saj ne BE. Në këtë kuadër u vlerësua roli i Austrisë në krijimin e Grupit të Miqve të Shqipërisë në Bruksel si dhe rëndësia e Procesit të Berlinit.

Meta vlerësoi gjithashtu edhe Strategjinë e Bashkëpunimit për Zhvillim të Përbashkët 2015-2020 e cila do të ndihmojë në fushat e arsimit profesional dhe mirëqeverisjes.

Me tej Meta theksoi se Shqipëria mbështet plotësisht prioritetet kryesore të Presidencës Austriake të OSBE gjatë vitit 2017.

 Gjatë takimit u bisedua edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe u vlerësua roli i Austrisë në rajonin e Ballkanit. Në këtë kuadër, Meta e ftoi Bures për një vizitë zyrtare në Tiranë, ftesë që u pranua me kënaqësi.

 Pas takimi dy kryeparlamentarët zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat:

 Presidentja e Këshillit Kombëtar të Austrisë, znj. Doris Bures

 I nderuar z. Kryetar.

 Gëzohem shumë që mund t’ju përshëndes këtu në parlamentin austriak.

 Është një kënaqësi e madhe dhe kemi pasur mundësinë për të biseduar për lidhjet tona të shkëlqyeshme. Gjatë bisedës ne kemi folur edhe për perspektivën evropiane, që duhet të ketë Ballkani Perëndimor edhe Shqipëria.

 Edhe siç e dini, Austria përkrah gjithmonë afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

 Kemi një bashkëpunim shumë të mirë edhe në organizatat ndërkombëtare edhe ne kemi thënë se edhe nivelin dypalësh do të vazhdojnë edhe në të ardhme këto lidhje të ngushta, jo vetëm midis qeverive, por edhe midis parlamenteve tona.

 Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta

Faleminderit Presidentja Bures

Është një kënaqësi e veçantë për mua që të jem sot këtu në këtë tempull të demokracisë tuaj si Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, për arsye se vendi juaj përfaqëson një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm në gjithë historinë e vendit tim dhe mbështetja nga Vjena ka qenë që nga dita e parë e pavarësisë së Shqipërisë dhe deri në ditët e sotme, ku ju vazhdoni aktivisht të mbështesni integrimin evropian të Shqipërisë.

 Dua t’ju falënderoj në veçanti për mbështetjen që i jepni Shqipërisë, por edhe rajonit tonë për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Evropian në këto kohë plot sfida edhe për vetë unionin, por edhe për vetë Austrinë. Dhe njëkohësisht dua t’ju falënderoj në veçanti për mbështetjen aktive të Austrisë për reformën në drejtësi, ku Austria luan një rol mjaft aktiv edhe përmes misionin të Bashkimit Evropian, EURALIUS, në vendin tonë.

 Po kështu, mbështetja e Austrisë është mjaft e çmuar për strategjinë për bashkëpunim për zhvillim ekonomik të vendit tonë për vitet 2015-2020, ku prioritete mjaft të rëndësishme si arsimi profesional, decentralizimi dhe mirëqeverisja janë mjaft vitale për ecurinë e suksesshme të vendit në këtë rrugë.

 Një vlerësim të veçantë dua të bëj për presidencën austriake të OSBE-së edhe ne ndajmë të njëjtat prioritet si ato të presidencës austriake të OSBE-së lidhur me uljen dhe zbutjen e konflikteve, me bashkimin e forcave kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por edhe me rivendosjen dhe rritjen e besimit për përballimin e sfidave mjaft të rëndësishme që ndeshet rajoni ynë dhe gjithë rajoni ku shtrihet OSBE-ja.

 Edhe një herë mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë, i jep dhe do t’i japë Shqipërisë. 

Next Post
FOTOT/ Irina Shayk hedh në instagram një imazh përvëlues…

FOTOT/ Irina Shayk hedh në instagram një imazh përvëlues...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In