• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjen vendimi befasues, Cristiano Ronaldo pezullohet me kombëtaren, Federata e Portugalisë shpjegon se…

by A. Q
11/10/2026 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket sikur janë dakordësuar plotësisht.

Federata Portugeze e Futbollit vendosi që ta pezullojë në mënyrë provizore Kristiano Ronaldon, në pritje të një vendimi përfundimtar.

Lajmet janë që superylli I futbollit është ndëshkuar me këtë pezullim për shkak se u largua pa leje nga grumbullimi I kombëtares, përpara ndeshjes në Danimarkë, pas një pakënaqësie ndaj trajnerit Zhorge Zhezus.

Gjithsesi, ishte vetë Kristiano që e propozoi një zgjidhje të tillë, në një letër të hapur të botuar në rrjetet sociale, ku jepte versionin e tij mbi atë që ndodhi në kampin portugez.

CR7 kërkoi falje ndaj tifozëve për veprimin e tij, ftoi Federatën të veprojë në bazë të rregullores, e më pas të kishte bisedime për të zgjidhur konfliktin.

Në komunikatën e Federatës nuk përcaktohet se sa ndeshje do të jetë ky pezullim, por pritet që shpejt të ketë një kanal komunikimi mes palëve, ndërsa ka kohë deri në ndeshjet e radhës së Ligës së Kombeve në mesin e muajit nëntor.

Tifozët e Portugalisë shpresojnë që të ketë një pajtim dhe legjenda e futbollit të bëjë lamtumirën e duhur nga ekipi përfaqësues për të cilin është rekordmen botëror me 234 ndeshje dhe me 146 gola.

Next Post
Rrugorja e Shkodrës në “gjueti” të shoferëve problematikë, 8 të proceduar dhe mbi 1 mijë gjoba brenda një jave!

Rrugorja e Shkodrës në "gjueti" të shoferëve problematikë, 8 të proceduar dhe mbi 1 mijë gjoba brenda një jave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com