• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vjen stuhia ‘Katie’, Britania anulon fluturimet

by A R
28/03/2016 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 150 fluturime në aeroportin londinez Gatwick dhe Heathrow anuluan destinacionin për në aeroporte të tjera për shkak të erërave të forta. Stuhija “Katie” me shpejtësi që i ka kaluar 100 kilometra në orë përfshiu jugun e Britanisë së Madhe.

“Për shkak të erërave të forta të shkaktuara nga stuhija “Katie”, u shënuan vonesa dhe disa anulime të udhëtimeve të sotme”, njoftoi aeroporti Heathrow, më i rëndësishmi i vendit, në web faqen në internet.

Sipas tabelës së fluturimeve të parashikuara deri në orën 13:00 GMT, rreth 50 fluturime që vijnë dhe më shumë se 80 të tjera në ikje u anuluan në këtë fundjavë të gjatë Pashkësh, që përkon gjithashtu me fillimin e pushimeve për britanikët.

Në aeroportin Gatwick, i cili shtrihet në jug të kryeqytetit britanik, rreth 20 fluturime që duhet të kishin mbërritur në mesditë u anuluan dhe katër të tjera u spostuan, sipas web faqes të aeroportit.

Zyra e shërbimit meteorologjik lëshoi një paralajmërim për erëra të forta në Londër dhe në jug-lindje të Anglisë, me nivelin e alarmit në ngjyrën portokalli, që ka përfshirë edhe jugun e Uellsit. Shpejtësia e erës i kalon 170 kilometra në orë të regjistruara në pjesën jugore të Anglisë.

Një urë e lumit Tamiz në jug-lindje të Anglisë dhe ura Severn që lidh Anglinë me Uellsin janë mbyllur gjithashtu, sipas shërbimit të autostradave të Anglisë.

Të paktën 2.000 shtëpi kanë mbetur aktualisht pa energji elektrike në Sussex, Surrey dhe në Kent (jug të Anglisë) për shkak të defekteve, sipas rrjetit të çentraleve elektrike në Britaninë e Madhe.

Next Post

Videolajm/ “Shyqyr që na futën në burg, tani bëhemi deputetë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In