• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjen për herë të parë në Tiranë “Festivali i Verës Merano”, Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania

by Java News
25/04/2024 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Festivali i Verës Merano”, një traditë italiane që daton nga viti 1992 do të zbresë këtë vit në kryeqytetin shqiptar, në fundjavën e 11 dhe 12 majit. Ekspertë nga e gjithë bota, prodhues të verës, degustues, por edhe vizitorë të pasionuar takohen në këtë aktivitet gastronomik ndërkombëtar, për të shijuar dhe vlerësuar verërat, por edhe specialitete të tjera. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në takimin që zhvilloi me organizatorin kryesor të këtij eventi, Helmuth Köcher, vuri theksin te nevoja e promovimit të produkteve vendase dhe bashkëpunimi me institucionet përkatëse, për ta kthyer këtë festival në një histori suksesi për Tiranën.

“Ne duam shumë që të fokusohemi tek produkti Made in Albania, te kilometri zero, tek ajo që quhet slow-food, tek agroturizmet tanë që kanë bërë një punë fantastike. Unë besoj që edhe qëllimi i qeverisë dhe i bashkisë është të promovojë maksimalisht produktet lokale. Kur ne takojmë një partner serioz ndërkombëtar që do të na ndihmojë të promovojmë produktet lokale, themi që është një kombinim perfekt. Mezi pres që Bashkia e Tiranës, Ministria jonë e Bujqësisë, të gjithë të bashkëpunojmë, për të promovuar Festivalin e Meranos, me destinacion Tiranën, me produktet tona dhe sigurisht që do të ftojmë të gjithë operatorët dhe ata që kanë investuar jetën këtij pasioni dhe kësaj dashurie”, u shpreh Veliaj.

Më tej, Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh entuziast për organizimin e “Festivalit të Verës Merano”, dhe në shenjë mirënjohje u dhuroi organizatorëve një manual të transformimit të Tiranës, në të cilin evidentohen shumë prej punëve dhe projekteve transformuese të qytetit.

“Nuk është një libër propagande por është një metamorfozë, pra është një manifest politik që shumë prej gjërave të bukura që kemi bërë në Tiranë, ne i kemi bërë shumë sforco, me shumë mund, ndonjëherë edhe me shuam debate. Pak a shumë, si vera që duhet të kalojë gjithë stresin e vet, derisa të prodhohet një produkt për t’u shijuar. Shpresoj që shumë të injektojmë dashuri për produktet tona dhe më shumë se sa nga Merano ne nuk mund të prisnim, pasi e ka kthyer në art organizimin e festivaleve të verës”, theksoi Veliaj.

Nga ana e tij organizatori kryesor i këtij Festivali, Helmuth Köcher shprehu bindjen se eksperienca disavjeçare e “Festivalit të Verës Merano” do të japë frytet e saj edhe në Shqipëri. “Edhe nga ana ime, një përshëndetje nga qyteti i Meranos, me festivalin e verës, të cilin unë e kam krijuar që nga 1992, para 32 vitesh. Jam krenar dhe i kënaqur që po e çojmë përpara këtë eksperiencë këtu në Shqipëri për të krijuar diçka vërtet të rëndësishme”, përfundoi Köcher./m.j

Next Post
EMRI/ Ndihmoi vrasësit e së bijës, lirohet nga burgu babai

EMRI/ Ndihmoi vrasësit e së bijës, lirohet nga burgu babai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In