• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vjen në Tiranë për të varrosur xhaxhanë, por përfundon duke vjedhur në qendra tregtare

by Java News
28/10/2017 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë në shkurt të këtij viti, teksa një kryefamiljar është kapur duke vjedhur rroba në një qendër tregtare në periferi të Tiranës. Personi në fjalë, i identifikuar si F. Shijaku, kishte ardhur drejt Tiranës bashkë me gruan, vajzën dhe kunatin, pasi kishte të shtatat e xhaxhait të ndjerë, por disa orë më pas është kapur duke vjedhur rroba nga më të ndryshmet në disa dyqane.

Për këtë veprim, ai është dënuar me 1.5 mln lekë të vjetër gjobë nga Gjykata e Tiranës. Sipas hetimeve dhe dëshmive në Prokurori, shtetasi F. Shijaku ka udhëtuar drejt Tiranës, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën për të shtatat e xhaxhait që kishte ndërruar jetë.Pasi ka përfunduar ceremonia, rreth orës 12:00 ata kanë mbërritur në qendrën tregtare dhe kanë nisur të shohin për mallra të ndryshme nëpër dyqane. Vajza dhe bashkëshortja janë ndalur në një dyqan me rroba grash, ndërsa i pandehuri së bashku me kunatin kanë ndaluar në një dyqan tjetër.

Në dyqanin e parë që ka hyrë, F. Shijaku ka marrë një pulovër për fëmijë dhe një bluzë për meshkuj, duke mos i paguar, por ka hequr pullat e alarmit përmes një vegle që kishte me vete. Më pas, ai dhe kunati kanë hyrë në një dyqan tjetër, ku kanë marrë një palë pantallona, dy palë streçe, një shall, një këmishë dhe një bluzë, të cilave ua ka hequr pullat e alarmit.

Ka qenë një punonjës i stafit të dyqanit që ka parë gjithçka, duke vënë në dijeni kasieren. Kjo e fundit ka njoftuar personelin e sigurisë, të cilët kanë ndaluar F. Shijakun, së bashku me kunatin e tij.

DËSHMIA E KUNATIT

I thirrur në Prokurori për këtë çështje, kunati i të pandehurit ka thënë se ai nuk kishte gisht në vjedhje. Ai tha se ndër sendet e vjedhura, ishin edhe një palë pantallona që F. Shijaku i tha se do t’ia blinte ai si dhuratë.

“Aty, unë dhe kunati provuam nga një palë pantallona dhe meqenëse na pëlqyen, vendosëm që t’i blinim. I futa te çanta e kunatit dhe ai më tha se e bënte ai pagesën. Unë nuk e pashë nëse e bëri pagesën apo jo, pasi nuk e ndoqa me sy, por kur dolëm, na kapën punonjësit e dyqanit, na kontrolluan dhe panë se pantallonave u ishte hequr pulla e sigurisë. Kunati pranoi se e kishte kryer ai atë veprim dhe se nuk kishte bërë pagesën e vlerës së tyre”, ka thënë kunati në Prokurori. Ai madje akuzoi edhe rojet e sigurisë se i kanë dhunuar gjatë ngjarjes.

“Na futën në një magazinë ku na kanë rrahur dhe bërë presione të ndryshme. Këtë na e bënë rojet e sigurisë dhe jo policia. Unë nuk kam të bëj me ketë vjedhje dhe as motra, e cila ka qenë në lokal me vajzën kur na kapen rojet e dyqanit”, vijoi ai më tej.

Panorama

ma.me

 

Next Post
Koncesionet/ Qeveria ‘hap thesin’ me 1.2 miliard euro, rruga që do ‘gëlltisë’ më shumë fonde

Koncesionet/ Qeveria 'hap thesin' me 1.2 miliard euro, rruga që do 'gëlltisë' më shumë fonde

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In