• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vjen menjëherë dhe e hidhur Hakmarrja e Thaçit për dekoratat

by Java News
22/02/2018 07:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lojë, hakmarrje e zmbrapsje nga një vendim e kanë quajtur analistët politikë tërheqjen e presidentit Hashim Thaçi, nga lista e të dekoruarve me Medaljen Presidenciale të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që zyra e tij e ka bërë publike një ditë para përvjetorit të Pavarësisë, shkruan Koha Ditore.

Sipas tyre, tërheqja e Thaçit, që ka ndodhur pas katër ditësh të publikimit të listës, është veprim i ndërmarr nga inati që atij iu refuzuan dekoratat nga një numër i personaliteteve dhe organizatave që janë pjesë e listës së të dekoruarve.

Presidenca e Kosovës më 16 shkurt ka publikuar një listë me emrat e 255 personave dhe organizatave që janë dekoruar me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

Katër ditë më vonë, në rrjetin social Facebook, Thaçi me anë të një postimi është tërhequr nga kjo listë, duke thënë se ajo ka qenë listë e të propozuarve dhe vetëpropozuarve për dekorata dhe jo e të dekoruarve, siç shkruan në listën që u është përcjellë mediave.

Gazeta ka kërkuar sqarime lidhur me këtë nga Presidenca e Kosovës, por Zyra për media e këtij institucioni të mërkurën nuk ka kthyer përgjigje. (b.an)

Next Post
Mourinho: Ndeshja me Sevillan ishte e barabartë

Mourinho: Ndeshja me Sevillan ishte e barabartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com