• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vjen koha e Vetëvendosjes: Greqia i do shqiptarët si krah i lirë pune, jo si njerëz me dinjitet!

by Java News
15/08/2020 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qëndra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ka reaguar pas radhëve të gjata në Kakavijë ku mijëra emigrantë qëndrojnë prej 4 ditësh dhe netësh.

Vetëvendosje kujton kërkesën e Greqisë për të lejuar mijëra shqiptarë të kalojnë kufirin në kohë pandemie sepse në atë kohë i duheshin, për krah të lirë pune.

“Gjatë pranverës, në mes të valës së parë të pandemisë, bizneset greke, drejtuesit e disa rajoneve në Greqi dhe qeveria greke kërkuan me ngulm nga Shqipëria krah të lirë pune përmes punësimit sezonal në sektorin e bujqësisë në Greqi. Kjo kërkesë u finalizua me marrëveshjen e 2 majit 2020, që parashikonte punësimin e gati 10.000 shqiptarëve gjatë kësaj kohe.

I nevojiten shqiptarët Greqisë si krah i lirë pune, por jo si njerëz që duhen trajtuar me dinjitet e që u respektohen të drejtat. Kështu, pavarësisht radhës së gjatë dhe pritjes sfilitëse disa ditore të mijëra njerëzve, Greqia mbyll edhe kufirin gjatë natës”

Ndërsa kërkon të merren masa urgjente, Vetëvendosje thotë se nuk ka asnjë notë proteste nga qeveria shqiptare për trajtimin që po i bëhet nënshtetasve të saj.

“Prej 4 ditësh me mijëra shqiptarë janë bllokuar në kufirin me Greqinë në Kakavi në radhë kilometrike.

Gjatë pranverës, në mes të valës së parë të pandemisë, bizneset greke, drejtuesit e disa rajoneve në Greqi dhe qeveria greke kërkuan me ngulm nga Shqipëria krah të lirë pune përmes punësimit sezonal në sektorin e bujqësisë në Greqi. Kjo kërkesë u finalizua me marrëveshjen e 2 majit 2020, që parashikonte punësimin e gati 10.000 shqiptarëve gjatë kësaj kohe.

I nevojiten shqiptarët Greqisë si krah i lirë pune, por jo si njerëz që duhen trajtuar me dinjitet e që u respektohen të drejtat. Kështu, pavarësisht radhës së gjatë dhe pritjes sfilitëse disa ditore të mijëra njerëzve, Greqia mbyll edhe kufirin gjatë natës.

Nga ana tjetër, nuk shohim asnjë notë proteste nga qeveria shqiptare ndaj këtij trajtimi, nuk shohim as të marrë masa për nevojat bazike që kanë familjet që po qëndrojnë me ditë në radhë.

Gjithë kjo situatë ka prodhuar edhe aksidentin e parë fatal. Siç raportojnë mediat, një ambulancë ka aksidentuar për vdekje një fëmijë që priste në radhë të kalonte kufirin. Tmerr. Ky aksident tragjik nuk do kishte ndodhur po të mos kishte ndodhur keqtrajtimi në kufi nga pala greke dhe shpërfillja disa ditore e qeverisë shqiptare ndaj të drejtave dhe nevojave të qytetarëve të vendit.

Dinjiteti dhe jeta e qytetarëve të Shqipërisë është ajo çka kjo qeveri ka shitur lirë kohë më parë. Duhen marrë masa urgjentisht!”

Next Post
A përhapet koronavirusi përmes parave? OBSH: S’ka prova që të konfirmojnë ose kundërshtojnë tezën nëse…

Ekonomi/ Leku forcohet me 2.8% në korrik ndaj dollarit amerikan

Comments 1

  1. Baca says:
    6 years ago

    Edhe keta plehrat kishim mangut! Te gjithe kane fytyren e Haki Abaz m****!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

Gogu takon homologun italian Nordio në Romë: Shqipëria dhe Italia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në drejtësi!

November 11, 2026
Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Siguria në shkolla, Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In