• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjen Escobar/ Bylykbashi: Surprizat e Berishës e çfarë flitet brenda ambasadës së SHBA. S’kanë kërkuar përjashtimin, Basha më 12…!

by Java News
07/12/2021 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datë 11 Dhjetor, pra ditën e shtunë Sali Berisha do të mbledhë Kuvendin që ka thirrur. Dy ditë përpara mbledhjes së Kuvendit, Shqipërinë do ta vizitojë zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar, ku do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Vizita e Gabriel Escobar në Tiranë vjen edhe në një moment kur SHBA ka njoftuar masat e reja që do të ndërmarrë kundër korrupsionit.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi i ftuar në studion e “ABC LIVE” u shpreh se ai për çështjen e Sali Berishës di aq sa Lulzim Basha dhe sipas tij, SHBA nuk ka kërkuar përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi i PD-së.

“Kjo narrativë që i kanë kërkuar heqjen nga grupi parlamentar nuk është e vërtetë. Nuk e kanë kërkuar. Mbi këtë çështje unë di po aq sa zoti Basha. Është më komplekse se kaq, por nuk mund ta detajojmë këtu. Le të themi diçka, korrupsioni nuk mund të përdoret si armë, ka prova për këtë, dhe ato dërgohen në gjykata. Asnjë shtet nuk ndërhyn në zhvillimet e brendshme të një partie.

Përpjekja është edhe në interes të zotit Basha. Nuk ka PD të Bashës, partia është e jona. Nuk mund të ndërhyhet për të prishur një lëvizje që synon demokratizimin e PD-së. Kjo është një lëvizje që bazohet te vullneti i individëve që janë pjesë e kësaj” tha ai.

Por përpos Sali Berishës a rrezikojnë edhe njerëzit që janë në mbështetje të tij? Bylykbashi nuk mendon kështu. “Ja ku jam unë që kam mbajtur qëndrime shumë të forta në këtë cështje, i jam bashkuar lëvizjes jo për shkak të PD-së, por asaj që besoj se është kriza e rëndë dhe kjo që po ndodh tregon që sistemi imunitar i partisë reagoi, nuk është shembulli i vetëm i autokratizimit të Bashës për atë që bëri në 9 Shtator, që ishte përpjekja e fundit.

Ata me të cilët dialogoj përfshirë në ambasadën e SHBA nuk i kam dëgjuar këto. Mund t’ju them që përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar inkurajojnë këtë përpjekje për demokratizim të PD-së. Përfaqësues të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar” tha ai.

Deputeti i PD-së premton surpriza pas ditës së shtunë. “Në 11 Dhjetor do të merren vendime të rëndësishme dhe në 12, Basha nuk do të ketë mundësi të marrë vendime. Në datë 11 miratohet statuti tjetër, të gjitha kompetencat centralizuese që ka marrë Basha ikin. Prisni se mund të ketë gjëra interesante” tha ai.

Për Kuvendin e korrikut që rikonfirmoi Bashën, Bylykbashi kishte akuza. “Anëtar të caktuar kanë votuar 20-30 herë. Vetëm për të arritur 80%-ça është bërë cdo gjë” tha ai. Ish-zv/ kryeministri në kohën e Berishës, Gazment Oketa tha se “Është shansi i fundit i Bashës për të gjetur një gjuhë për një Kuvend të vetëm”./m.j

Next Post
Shpallja ‘non grata’ e Berishës, shpërthen Basha: O idiot, si ç’punë kam unë me Amerikën?!

FOTO: "Ik o i mjerë ik, ik o pis"/ Basha i hap 'gropën' vetes, 'kryqëzohet' nga demokratët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com