• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjen 2018 / Shqipëria troket gotat për Vitin e Ri

by A R
01/01/2018 00:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një spektakli fishekzjarresh dhe urimeve të shkëmbyera më parë, shqiptarët i kanë dhënë mirëseardhjen Vitit të Ri 2018.

Mijëra qytetarë u janë drejtuar shesheve qëndrore pas mesnate, për të festuar orët e para të ndërrimit të viteve.

Fishekzjarrët e hedhura nga pushteti lokal, por dhe individualisht nga qytetarët, kanë përshëndetur kështu datën 1 Janar 2018.

Në Tiranë, festimet në shesh kanë nisur më herët përmes koncertit të organizuar nga Bashkia.

Emrat e njohur si Elhaida Dani, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati kanë qenë protagonistët e një koncerti të nisur që në orën 22:30 të së dielës në sheshin “Skënderbej”. Kryetari i bashkise Erion Veliaj ka numeruar mbrapsht minutat e fundit te vitit 2017, duke uruar edhe vitin e ri 2018.

Nderkohe ne 00.02 minuta ne maternitetin e Tiranes ka lindur foshnja e pare e vitit 2018, e seksit femer.

Ndërkohë mësohet se mijëra forca policore dhe mjekë të spitaleve rajonale janë në gadishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e festimeve.

Më herët, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit njoftuan se plot 4 mijë efektivë do të sigurojnë rendin në vend, ndërsa bënë apel për shmangien e alkoolit nga drejtuesit e mjeteve.

Në planin e masave për çdo qytet është përfshirë mbajtja në kontroll e situatës në veçanti në sheshe publike dhe pranë restoranteve të cilat kanë organizuar aktivitete të ndryshme gjatë festës.

Burime zyrtare raportojnë se fatmirësisht nuk është shënuar asnjë incident serioz gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

JavaNews.al i uron të gjithë shqiptarët për një vit të begatë, me shëndet dhe lumturi në çdo vatër familjare.

Next Post
Viktima e parë e 2018/ Një 16-vjeçar vdes prej fishekzjarreve në Kurbin

Viktima e parë e 2018/ Një 16-vjeçar vdes prej fishekzjarreve në Kurbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com