• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjehrra akuzon nusen: Mbylli burrin dhe fëmijët me kyç dhe iku në hotel me tjetrin

by A R
22/02/2021 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Burbuqe Selamaj, 60 vjeç e cila jeton në një fshat të Urës Vajgurore.

Burbuqe jeton me bashkëshortin, djalin e saj të vetëm dhe tre fëmijët e tij në një shtëpi të vjetër me kushte të vështira.

Djal është 34 vjeç, para11 vitesh, ai u martua me mblesëri me një vajzë me të cilën sollën në jetë 3 fëmijë, përkatësisht një vajzë 10 vjeç, e cila është në shkollë dhe dy djem binjakë secili 6 vjeç e gjysmë.

Nusja e Burbuqes, sipas saj, vazhdimisht ka qenë e papërgjegjshme. Nuk kujdesej për fëmijët dhe kishin shpesh debate dhe sherre në shtëpi.

Madje, nusja është larguar disa herë nga shtëpia, deri herën e fundit që u largua para 20 ditësh dhe nuk është kthyer më.

Mirela Milori: Martesa e djalit ishte me mblesëri, dashuri?

Burbuqe Selamaj: Me lajmësi.

Mirela Milori: Sa vjeç është djali?

Burbuqe Selamaj: 34 vjeç.

Mirela Milori: Sa vjeç ishin kur u martuan?

Burbuqe Selamaj: 21 vjeç ishte ajo dhe 22 vjeç ishte djali. 4 vitet e para jetuam bashkë dhe në jetë erdhi vajza e cila është 10 vjeç.

Mirela Milori: Si ishte martesa e tyre këto 4 vite?

Burbuqe Selamaj: Me të keq, nuk kthente kokë ajo, thoshte këtu e ku të them unë e jo ku të duash ti, nuk dëgjonte.

Mirela Milori: Për çfarë ishin më shumë problemet mes jush?

Burbuqe Selamaj: Donte të dilte, të shkonte në çdo vend, s’ka punë vjehrra dhe vjehrri të më komandojë mua. Unë do iki thoshte më merr burri mbrapa. Si do ikësh moj nuse burri do ikë me shokët, thoshte po do iki dhe unë të pi kafen. Jemi zënë me komshinjtë, nuk flasim me asnjë për hatër të nuses.

Mirela Milori: Po pse?

Burbuqe Selamaj: Nusja kishe gjëra të tjerë, nuk i shpreh dot këtu.

Mirela Milori: A i kuptoje t’i këto gjëra?

Burbuqe Selamaj: I kuptoja, por djali nuk më besonte asnjëherë.

Mirela Milori: Çfarë nuk të pëlqente në fillim që mendoje se ajo kishte disa të meta që nuk ishte për familjen tuaj apo nuk ishte për martesë? Çfarë nuk të pëlqente?

Burbuqe Selamaj: Edhe kur fliste, nuk fliste si njeri, fliste si njeri pa shkollë.

Mirela Milori: Fole ndonjëherë me të, ta ulje e t’i thoje çfarë ke, ta këshilloje si më e madhe që je?

Burbuqe Selamaj: Ajo 11 vite, si ka mbushur 2 vite që të fliste me mua si vjehrrë. E kishte më mirë të mos flise me mua sesa të fliste. Nuk u uleshe koka asaj.

Mirela Milori: Si ishte si nënë për vajzën e saj?

Burbuqe Selamaj: Ajo ma linte vajzën mua dhe thoshte do dal, çfarë t’i bëja e kisha të djalit. Pastaj i thashë djalit unë do të të ndaj sepse nuk të përballoj dot më. Për këtë situatë dhe këtë sjellje që po bëni më mirë më lini të qetë i thashë unë, të ha një kore bukë rehat.

Mirela Milori: Çfarë sjellje bëhej që të mërzitën kaq shumë?

Burbuqe Selamaj: Nuk i përballoj dot ato.

Mirela Milori: Kishte dhunë?

Burbuqe Selamaj: Dhunë nuk kishte, por kishte sherre dhe konflikte. Ajo kishte një fjalor që…

Mirela Milori: Fole me ndonjë nga njerëzit e saj, me krushkën?

Burbuqe Selamaj: Kam folur, ia çuam nja 2-3 herë atje, se kisha çupën ashtu thoshte, i thoja moj është dhe turp. Më vinte turp se dhe unë kam fëmijë vetë dhe pastaj u detyrova t’i ndaja.

Mirela Milori: Ne nuk po e kuptojmë dot më pse të vinte turp, çfarë bënte? Ishte jo e rregullt në aspektin moral?

Burbuqe Selamaj: Nëpër komshinjtë edhe tutje.

Mirela Milori: Janë gjëra të rënda që kanë ndodhur apo mendon se kanë ndodhur?

Burbuqe Selamaj: Ka ndodhur. Ditën e fundit që iku mi mbylli fëmijët brenda, i bllokoi derën nga jashtë dhe vajti në hotel me dikë tjetër.

Mirela Milori: Kur ka ndodhur kjo?

Burbuqe Selamaj: Para 20 ditëve.

Mirela Milori: Po fëmijët ishin vetëm?

Burbuqe Selamaj: Ishte babai në gjumë, çupa po flinte, dy djemtë dhe kjo flinin tek krevati dopio. Kjo ishte ngritur, kishte hapur derën dhe kishte ikur. Djali në 4 e gjysmë kishte dalë për nevojat personale, provoi të hapte derën, nuk hapeshe. E tha djali që e shqeva se dyer të vjetra janë.

Shqyeva derën tha ai dhe dola përjashta. Pa djalin duke qarë që i thoshte dua mamin. Erdhi më thirri mua e më tha o mama ngrihu pak. Dola e më tha ka ikur ajo, ku ka vajtur e pyeta, tha nuk e di. Ai mendoi se mos është mbytur në rezervuar dhe i thashë jo, jo nuk është mbytur. Ishte ora 5 pa 10 e mori shefin e policisë e tha dale të zbardhet dhe e bëjmë denoncimin. Erdhi e mori djalin me makinë, shiu binte litar, bëri denoncimin erdhi në shtëpi dhe tha unë do iki në rezervuar.

Mirela Milori: Pse?

Burbuqe Selamaj: Tha mos është mbytur.

Mirela Milori: Ti nuk e besoje këtë gjë, pse?

Burbuqe Selamaj: Sepse unë e dija kush ishte, i thoja ti nuk ma dredh dot mua as ti askush tjetër.

Next Post

Lajm tragjik nga 'Shefqet Ndroqi', pas 28-vjeçares Covid i merr jetën edhe një 17-vjeçari pa sëmundje të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kremlini zbardh detajet e telefonatës njëorëshe Trump-Putin: Bisedë konstruktive, Rusia nuk ka plane agresive ndaj Europës!

Kremlini zbardh detajet e telefonatës njëorëshe Trump-Putin: Bisedë konstruktive, Rusia nuk ka plane agresive ndaj Europës!

September 9, 2026
Makineri golash, 59 ndeshje dhe 59 rrjeta, “Cyborgu” Erling Haaland rishkruan historinë e Champions League!

Makineri golash, 59 ndeshje dhe 59 rrjeta, “Cyborgu” Erling Haaland rishkruan historinë e Champions League!

September 9, 2026
Krisen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve! SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze, zbulohet lista

Krisen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve! SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze, zbulohet lista

September 9, 2026
Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Korçë

Plaçkitën dy biznese në Korçë, kamerat tradhtojnë “skifterët”! Arrestohet 18-vjeçari, shpallet në kërkim shoku i tij

September 9, 2026
Filmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

Filmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

September 9, 2026
Gjermania do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë, Pistorius: Rusia s’do ketë sukses! Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve të tyre

Gjermania do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë, Pistorius: Rusia s’do ketë sukses! Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve të tyre

September 9, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë, sot dita vendimtare! A do dalë dot Kuvendi nga bllokada, rifillon procesi i konstituimit

September 9, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët? 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së

September 9, 2026
Pas Shkodrës, kryepolici Skënder Hita zbarkon në Drejtorinë e Korçës, mbledhje me drejtuesit vendorë!

Pas Shkodrës, kryepolici Skënder Hita zbarkon në Drejtorinë e Korçës, mbledhje me drejtuesit vendorë!

September 9, 2026
FOTO/ Shpërthen depozita e pikës së karburantit pranë “Brrylit” në Tiranë, disa punonjës të plagosur, shembet një godinë një katëshe! Ja për çfarë dyshohet

Tre punonjësit e plagosur nga shpërthimi në karburantin te “Brryli” dërgohen te Trauma, Ministria e Shëndetësisë zbulon si është gjendja e tyre

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com