• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vjedhja e energjisë, në një javë ndërpriten 34 lidhje të paligjshme

by
20/09/2015 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjithë vendin ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike”.

Gjatë periudhës 13.09.2015 deri më 20.09.2015, në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 100 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 5.095 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 34 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 35 autorë. Nga këta, janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Policia njofton se janë shpallur në kërkim 14 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 8 persona. Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 1.821 lidhje të abonentëve debitorë dhe 34 lidhje të paligjshme. Po gjatë kësaj jave janë proceduar dhe arrestuar 6 punonjës të OSHEE-së.

Gjithashtu janë kontrolluar 120 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Next Post

Shfaqja spektakolare në qiell Ditën e Pavarësisë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com