• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vjedhja e dosjeve në Durrës, nën hetim për bashkëpunim edhe prokurorët

by A R
25/05/2018 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artur Isa dhe Besnik  Bushi, autorët e dyshuar të grabitjes së prokurorisë së Durrësit kanë pasur bashkëpunëtor brenda organit të akuzës, ndërsa bastisja dhe dëmtimi i dosjeve hetimore është porosi e personave të tretë.

Ndaj mbi këtë dyshim të fortë të krijuar nga hetimi, Ora News mëson se nën verifikim do të kalojnë të gjithë prokurorët e organit të akuzës së qytetit bregdetar, krahas punonjësve të administratës.

Isa dhe Bushi, 49 e 54 vjeç, që të dy me precedentë penalë në fushën e grabitjeve dyshohen se kanë vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Ata dyshohet se kishin çelsin dhe hynë nga dera qëndrore e prokurorisë ndërsa e  dinin saktë zyrën e prokurorit të task forcës Afrim Shehu dhe një oficeri të Policisë Gjyqsore ku ishin fashikujt e dosjeve që kërkonin.

Ndaj pas vënies në pranga të dy të dyshuarve, hetimi është përqëndruar në zbulimin e bashkëpunëtorit të brendshëm, ndërsa në pranga ra edhe roja private e sigurisë Nias Lena 56 vjeç

Ndërsa për porositësin, një  burim pranë Grupit Hetimor tha për Ora News se emri i tij është në një prej dosjeve nën hetim, pasi vetë autorët nuk kanë asnjë lidhje me çështjet e bujshme të abuzimit me tokat.

Brenda ambienteve të prokurorisë, Isa dhe Bushi fillimisht kanë dëmtuar serverin e kamerave të sigurisë dhe atë qëndror, ndërsa më pas i janë drejtuar zyrës së prokurorit Shehu ku morën dosjet dhe kompjuterin e punës.

Zyrtarisht nuk konfirmohen dosjet e grabitura apo dëmtuara, por Ora News ka mësuar se Afrim Shehu veç dosjes së abuzimit me tokat në bregdet kishte në tryezë edhe çështje të korrupsionit ku dyshohet se janë të implikuar zyrtarë të institucioneve të lokale, por dhe hetime për grupe kriminale.

Nga ana tjetër autorët e dyshuar kanë mohuar akuzat në polici edhe pse ka dyshime se ata mund të jenë edhe pas grabitjes së tre javëvë me parë të postës sekrete të prokurorisë Durrës, ku edhe në atë rast kishte dyshime të forta për bashkëpunëtor brenda institucionit të akuzës.

Next Post
Rama-militantëve të opozitës: “Përgjimi”, sajesë e esadistëve. Ju duan në protestë sa për foto

Rama-militantëve të opozitës: "Përgjimi", sajesë e esadistëve. Ju duan në protestë sa për foto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com