• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vjedhja e 713 milionë lekëve dhe “Dajti”, Apeli: Ardian Fullani është i pafajshëm

by A R
23/12/2015 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit ka lënë sot në fuqi pafajësinë për ish-­guvernatorin e Bankës së Shqipëri­së, Ardian Fullani. Apeli rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për dënimin e Fullanit me burg.

Gjykata e Tiranës zbardhi më 13 tetor arsyetimin e vendimit me të cilin deklaroi të pafajshëm ish­guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Në 16 faqet e vendimit të firmosur nga gjyqtari Artan Gjermeni, radhiten argumentet ku u bazua qëndrimi i tij për pafajësinë e ish­guvernatorit nga akuza e “shpërdorim të detyrës”, me pasojë vjedhjen e 713 milionë lekëve në Thesarin e BSH­së.

Gjykata e Shkallës së parë e arsyetoi kështu vendimin e saj më parë:

Gjyqtari Gjermëni shprehet në vendim se veprimet e të pandehurit, të renditura në akuzë nga organi i akuzës nuk përmbajnë elementë të figurës së veprës penale për të cilën ai është akuzuar.

“Një pjesë e këtyre veprimeve nuk përmbajnë fare në vetvete elemente kundërligjshmërie”, argumentohet në vendimin e Gjykatës.

E vetmja parregullsi e vërejtur nga gjykata ishte emërimi dy herë rresht i shtetasit Ilir Dedja si anëtar i Komisionit të Invetarizimit, por kjo sipas gjykatës është veprim që ka të bëjë me mospërmbushje të rregullt të detyrës për shkak të pakujdesisë. Gjykata vijonte logjikën se ky veprim mund të sjellë si pasojëvetëm përgjegjësi disiplinore apo administrative dhe se në këtë veprim mungojnë elemente të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”.

 

Vjedhja e 713 milionë lekëve

Duke iu referuar vendimeve të fajësisë për të pandehurit Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, gjykata arsyetonte në vendimin ndaj Fullanit se vjedhja e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë nuk ka ndodhur si rezultat i mungesës së akteve rregulluese ligjore.

Sipas Gjykatës, vjedhja ka ndodhur si rezultat i moszbatimit të kërkesave ligjore të përcaktuara në rregullore, udhëzime dhe urdhrat e nxjerrë në bazë dhe për zbatim. Gjykata e ka vlerësuar si të pabazuar pretendimin e Prokurorisë se ish­guvernatori nuk ka propozuar zëvendësguvernatorin e dytë në BSH.

Sipas Gjykatës, në asnjë dispozitë ligjore nuk përcaktohet afat për bërjen e propozimit, i cili është diskrecion i guvernatorit, propozim i cili nuk sjell asnjë pasojë nëse nuk miratohet nga ana e Këshillit Mbikëqyrës. “Ndryshe nga ç’pretendon organi i akuzës, nuk ka krijuar boshllëk në kryerjen e këtij funksioni pasi, për sa kohë që kjo situatë

është e rregulluar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, mungesa e zëvendësguvernatorit të dytë, në asnjë rast nuk e vendos bankën përpara një boshllëku ligjor dhe as praktik, pasi të gjitha funksionet e tij janë kryer nga zëvendësguvernatori i parë”, arsyetonte gjyqtari.

Për pretendimin e Prokurorisë për mosushtrimin të disa kompetencave ligjore të Fullanit, Gjykata theksonte se “nga ana e Prokurorisë nuk është arritur të identifikohet se ku konsiston mosveprimi i të pandehurit Ardian Fullani, se cila është masa që duhet të ishte marrë prej tij dhe që nuk është marrë”.

 

Blerja e Hotel Dajtit

“Në çështjen objekt gjykimi, jo vetëm që blerja e ish­hotel “Dajtit” nuk mund të cilësohet si veprim i kryer vetëm nga i pandehuri, për sa kohë që miratimi i kësaj blerjeje nuk është bërë nga ana e të pandehurit personalisht, por është realizuar nëpërmjet procesit vendimmarrës të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me unanimitet të votave nga anëtaret e tij (përgjegjësia është e vendimmarrësit jo e propozuesit), por as nuk rezulton që nga veprimet apo mosveprimet e të pandehurit të jetë shkaktuar ndonjë dëm”, thuhej në vendim.

Next Post

Deputeti Eduart Ndocaj kritikon Beqajn pas vizitës së tij në spitalin e Lezhës (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In