• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vjedhja 21 milionë euro, Banka e Shqipërisë pranon ekzistencën e raportit sekret të KLSH

by Aalison Pearse Stevens
11/08/2016 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas raportit sekret të Kontrollit të Lartë të Shtetit të publikuar pak ditë më parë se vjedhja ishte 21 mln euro dhe jo 713 mln lekë, ka reaguar Banka e Shqipërisë.

Për herë të parë Banka e Shqipërisë pranon që ekziston një raport i tillë nga KLSH, publikuar nga gazeta Shqiptarja.com, ndërsa Guvernatori Gent Sejko tërhiqet nga deklaratat e pak ditëve më parë se nuk ishte në dijeni të raportit të publikuar.

Banka e Shqipërisë thekson se raporti i përmendur i KLSH-së ku zbulohet dëmi 21 milionë euro është trajtuar institucionalisht me komunikime zyrtare midis dy institucioneve.

“Raporti i përmendur i KLSH-së është trajtuar institucionalisht me komunikime zyrtare midis dy institucioneve” shprehet BSH në reagimin zyrtar për mediat.

Raporti sekret i Kontrollit të Lartë të Shtetit ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme dhe 5 institucione të tjera, ndërsa hedh dritë mbi megaskandalin e vjedhjes së parave në Thesarin e Bankës së Shqipërisë.

Raporti i hartuar nga 6 auditues, zbulon skemën e vjedhjes së parave, njëherësh hedh dritë mbi shifrën e saktë të vjedhjes, ku KLSH ka zbuluar se nuk bëhet fjalë për shifrën prej 713 milionë lekë të reja, siç deklaroi ish-guvernatori Fullani, por për 2.9 miliard lekë, e përkthyer kjo në 21 milion euro që mungonin në thesarin e Bankës së Shqipërisë.

Sipas raportit të KLSH, kjo sasi lekësh nuk është vjedhur nga një person i vetëm por siç thonë audituesit në raport, në këtë skemë janë implikuar disa zyrtarë të bankës dhe drejtues të Bankave të Nivelit të Dytë, duke dyshuar se kanë përdorur dokumentacion false në procesin e dorëzimit të lekëve për shkatërrim.

Përsa i përket kompensimit të klientëve për kartëmonedhat e dëmtuara të sjella për asgjësim, Banka e Shqipërisë deklaron se “Shkrimet se banka të nivelit të dytë i kanë kompensuar klientët e tyre vetëm 80% të vlerës së kartëmonedhave të dëmtuara të sjella për asgjësim pranë Bankës së Shqipërisë dhe nga ana tjetër, këto banka janë kompensuar me 100% të vlerës nga Banka e Shqipërisë, – është i pavërtetë.

Praktika e trajtimit të kartëmonedhave të papërshtatshme për qarkullim, e verifikuar edhe gjatë inspektimeve të kryera në bankat tregtare, dëshmon se nuk ka pasur asnjë fakt apo rast që mbështet atë çka është komentuar së fundmi në këto media.

Nga shqyrtimi, nuk rezultoi asnjë komision i mbajtur nga bankat, që të pasqyronte se është mbajtur një penalitet në vlerën prej 20% për kartëmonedhat e dëmtuara. Nuk rezulton gjithashtu, asnjë ankesë e paraqitur nga klientët e bankave të inspektuara nga Banka e Shqipërisë për këtë çështje. Procesi i përpunimit është plotësisht i dokumentuar”thuhet në deklaratën e BSH.

Banka e Shqipërisë e mbyll reagimin duke theksuar se nuk i është shkaktuar asnjë dëm buxhetit të shtetit apo edhe vetë klientëve të bankës që kanë këmbyer kartëmonedha të dëmtuara me bankat e nivelit e dytë.

Deklarata e plotë

Ditët e fundit, disa media kanë transmetuar lajmin se disa banka të nivelit të dytë kanë përfituar padrejtësisht nga procesi i trajtimit të kartëmonedhave të dëmtuara të papërshtatshme për qarkullim. Lidhur me këtë çështje, Banka e Shqipërisë sqaron publikun se lajmi është i pavërtetë.

Banka e Shqipërisë administron kartëmonedhat e papërshtatshme për qarkullim sipas rregullave plotësisht të mirëpërcaktuara dhe së fundmi të përafruara me standardet e Bankës Qendrore Evropiane. Rregullat që normojnë shkëmbimin e kartëmonedhave të dëmtuara janë gjerësisht në të njëjtën linjë me ato që aplikohen për kartëmonedhat EURO, sipas vendimit të Bankës Qendrore Evropiane (ECB/2013/10 të 19 prillit 2013). Ekspertë evropianë kanë dhënë vlerësimin e tyre se proceset dhe regjimet e ndjekura nga Banka e Shqipërisë për prerjet, specifikimet, riprodhimin, këmbimin, trajtimin e monedhave të dëmtuara dhe të papërshtatshme për qarkullim si dhe tërheqjen e tyre, janë të njëjta me ato evropiane.

Praktika e trajtimit të kartëmonedhave të papërshtatshme për qarkullim, e verifikuar edhe gjatë inspektimeve të kryera në bankat tregtare, dëshmon se nuk ka pasur asnjë fakt apo rast që mbështet atë çka është komentuar së fundmi në këto media. Shkrimi në media, – se banka të nivelit të dytë i kanë kompensuar klientët e tyre vetëm 80% të vlerës së kartëmonedhave të dëmtuara të sjella për asgjësim pranë Bankës së Shqipërisë dhe nga ana tjetër, këto banka janë kompensuar me 100% të vlerës nga Banka e Shqipërisë, – është i pavërtetë.

Banka e Shqipërisë ka bërë gjithë verifikimet e nevojshme të parashikuara edhe nga rregullorja “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”, duke inspektuar bankat tregtare. Nga shqyrtimi, nuk rezultoi asnjë komision i mbajtur nga bankat, që të pasqyronte se është mbajtur një penalitet në vlerën prej 20% për kartëmonedhat e dëmtuara. Nuk rezulton gjithashtu, asnjë ankesë e paraqitur nga klientët e bankave të inspektuara nga Banka e Shqipërisë për këtë çështje. Procesi i përpunimit është plotësisht i dokumentuar.

Në mbështetje të analizës si më sipër, Banka e Shqipërisë ka bindjen se nuk i është shkaktuar asnjë dëm buxhetit të shtetit apo edhe vetë klientëve të bankës që kanë këmbyer kartëmonedha të dëmtuara me bankat e nivelit e dytë.

Raporti i përmendur i KLSH-së është trajtuar institucionalisht me komunikime zyrtare midis dy institucioneve.

Banka e Shqipërisë është e angazhuar në garantimin e funksionimit cilësor të emetimit e qarkullimit të kartëmonedhës kombëtare, në përputhje të plotë me ligjet e vendit e standardet ndërkombëtare.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post

FOTOT/ A keni nostalgji për fëmijërinë para viteve ’90, ndiqini këto pamje të rralla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In