• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vjedhim që të blejmë zgjedhjet dhe fitojmë zgjedhjet që të vjedhim

by Denis Dyrnjaja
31/05/2024 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Me këtë lajtmotiv politik opozita përpiqet të mbajë gjallë kauzën e saj publike të stërpërdorur deri ne lodhje, tanimë por edhe aq të pabesueshme për shqiptarët. Dhe kjo histori vazhdon pas çdo palë zgjedhjesh dhe para çdo procesi zgjedhor. Duket si një alibi e stampuar që justifikon dështimin e ardhshëm dhe dështimin e shkuar. Historia e blerjes se zgjedhjeve nuk mban më ujë për disa arsye të stërrprovuara. Së pari alternativa politike e opozitës është nul. Inflacioni i denoncimit te korrupsionit, pra teza e korrupsionit është korruptuar për shkak se flamurin antikorrupsion të opozitës e mbajnë personazhe të ekspozuar të saj në korrupsion që nga figurat kryesore e deri te ato dytësore, përfshirë këtu edhe shërbëtorët mediatikë për te cilët ka fakte konkrete si prona e pasurve të pajustifikuara në raport me të ardhurat gjatë qeverisjes së shkuar.

Së dyti denoncimi pa alternativë dhe pa kredite integriteti i prijësve te luftës antikorrupsion të opozitës e bën nul efektin publik. Kjo do të thotë që njerëzit nuk pranojnë t’iu fyesh inteligjencën duke iu thënë që ata janë të korruptuar, e ne jo, se kemi mbi 10 vjet që nuk jemi në pushtet. Së treti janë vetë protagonistët brenda opozitës që kanë denoncuar njëri tjetrin për implikim në afera korruptive pa vënë kandar sa shumë e sa thellë janë implikuar që nga kullat e që nga përqindjet ndaj çdo aksesi që kishte nevojë për konfirmim qeveritar.

Së katërti tani që rolin antikorrupsion e ka marrë në dorë Prokuroria e Posaçme (SPAK) daullet antikorrupsion të opozitës tingëllojnë të shurdhërta dhe pa forcën e duhur për veshët e shqiptarëve. Së pesti intuita politike e mazhorancës doli përsëri më efektive. Edi Rama gjeti passwordin elektoral të radhës që do t’i sigurojë fitoren e mandatit të katërt (druaj me shumicë edhe më të thellë se çdo mandat tjetër) duke shpalosur fushatën antikorrupsion pas reformës në drejtësi një tezë politike e fituar tanimë.

Në të njëjtën kohë kjo ekspozon paaftësinë reales të kësaj opozite për të kuptuar realitetin dhe për të krijuar një alternativë realiste, të besueshme e konkurruese për zgjedhjet e vitit 2025. Por gjithsesi le të marrim të mirëqenë idenë fikse të opozitës se janë blerë vota në zgjedhjet e shkuara. Më të afërtat ishin ato të 14 majit të vitit te shkuar për pushtetin lokal. Në Tiranë Erion Veliaj qe është vënë sot në qendër të ciklonit politik ka fituar me mbi 60 mijë vota diferencë. Nëse fenomeni është kaq masiv, a mund te fshihet blerja e 60 mijë votave?! Diferenca të rrëzon çdo pretendim a logjikë në këtë drejtim. Fundi fundit, dikush do fliste me fakte, dikush do sillte prova jo të karakterit sporadik por të fenomenit masiv. Kjo provë nuk erdhi kurrë, sepse mesa duket nuk ekziston.

Pra është një pretendim jo real blerja e votës masive me një rezultat aq të thellë sa nga 61 bashki opozita mori vetëm 6 mandate kryebashkiakësh. Kjo tregon se përtej dyshimeve për tjetërsim të votës, rezultati ka qenë real dhe deformimet e pretenduara nuk cenojnë trendin e votës që është një votë masive refuzuese për alternativën opozitare. Atëherë sa më shumë i mëshojnë idesë se zgjedhjet u vodhën aq më shumë shtyhet në kohë mundësia e ndryshimit të pushtetit. Dhe gabimi më naiv i opozitës sot është beteja e saj me Erion Veliajn.

Vitin tjetër nuk janë zgjedhjet lokale, por zgjedhjet politike. Përqendrimi i të gjithë forcave të bashkia dhe Veliaj është një strategji e gabuar që nuk do të prodhojë asnjë efekt elektoral, madje mund të shndërohet në bumerang dhe një spaletë elektorale në favor të Lalit, spaletë që i duhet edhe atij për të treguar se alfabeti nuk mbaron të shkronja D (5D), apo E (5E). Ndaj për të mos treguar analfabetizëm politik.,opozitës i duhet të mësojë dhe shëtisë të gjithë alfabetin për të ndërtuar fjali, ide, koncepte dhe vizione. Deri sa ye kuptojë këtë realitet opozita do të jetë në kuadrin e një analfabetizmi funksional.

Next Post
Vetëvrasja e Mehmet Shehut, çfarë thuhet në letrën e fundit të tij! Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…!

Vetëvrasja e Mehmet Shehut, çfarë thuhet në letrën e fundit të tij! Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com