Policia e Dibrës njofton se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi Kastriot Troca, 20 vjeç, banues në Njesinë Administrative Shupenzë, Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në orët e para të mëngjesit të datës 15.10.2017, në një pikë karburanti në pronësi të shtetasit E.S, ka vjedhur 2 (dy) bateri makinash.
Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 bateritë e vjedhura, dhe mjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të K.Trocës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. /b.d