• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vizitë historike e Obamës në Hiroshima… por nuk ka falje për bombat atomike

by Java News
27/05/2016 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barack Obama u bë presidenti i parë amerikan që viziton Hiroshiman që pas hedhjes së bombës bërthamore në vitin 1945, që i dha fund Luftës së Dytë Botërore. Shefi i Shtëpisë së Bardhë mbërriti fillimisht në bazën amerikane Iwakuni, pasi la samitin e G7-ës, ku u kujdes që të theksojë se nuk do të kërkojë falje për bombardimet.

“Vizita ime është një dëshmi që tregon sesi edhe ngjarjet më të dhimbshme që na ndajnë, mund të kthehen në ura lidhëse”, u shpreh ai duke shtuar se nuk do të kërkojë ndjesë për sulmet.

I shoqëruar nga kryeministri Shinzo Abe, Obama vizitoi fillimisht Memorialin e Paqes, më pas u ndal tek Parku i Paqes, ku të dy liderët nderuan të rënët përballë “Flakës së Përjetshme”.

Më herët, presidenti amerikan deklaroi nga baza amerikane, 40 kilometra larg Hiroshimas se vizita e tij ishte “një nderim dhe kujtim për të gjithë ata që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore”.

“Është një mundësi për të konfirmuar zotimin tonë drejt paqes dhe sigurisë për një botë ku armët bërthamore nuk do të jenë më të nevojshme”, u shpreh ai.

Obama vlerësoi aleancën me japonezët.

“Është një ndër më të fortat në botë dhe vizita tregon sesi dy kombe, dikur kundërshtarë, jo vetëm që mund të bëhen partnerë, por edhe miq të mirë”, u shpreh ai.

Të paktën 140 mijë persona gjetën vdekjen nga bomba e hedhur në Hiroshima më 6 gusht të 1945, bomba e parë bërthamore që do të pasohej me atë të hedhur në Nagasaki dy ditë më vonë, ku 74 mijë të tjerë do të gjenin vdekjen. Tch/ a.k

Next Post

Kompanitë prestigjoze të basteve/ Shqipëria, skuadra që do të shënojë më pak në Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In