• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi takon Albin Kurtin

by E S
25/07/2026 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, u takua të premten në Prishtinë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në një vizitë të paparalajmëruar. Mes temave të shtjelluara ishte edhe çështja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr serbë, të cilët po kërkojnë kthimin në punë.

Në një njoftim për media, zyra e Kurtit tha se ai u pyet nga Sorensen për kthimin e dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në punë, të cilët kishin dhënë dorëheqje më 2022. BE-ja ka kërkuar që çështja e riintegrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr serbë të zgjidhet në kuadër të dialogut mes dy vendeve fqinje, por Kosova dëshiron t’i lirojë ata nga detyra dhe t’i plotësojë vendet e tyre përmes konkurseve të reja për gjyqtarë dhe prokurorë serbë.

Kurti e përsëriti se është i hapur për përfshirjen e serbëve në gjyqësor dhe prokurori, por jo për rikthimin e tyre automatik në punë, duke ngulur këmbë se çdo vendim të bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, informon REL. “Dorëheqjet kolektive të para katër viteve në veri të Ibrit kishin pikërisht si synim rrënimin e përbërjes shumetnike të sistemit tonë demokratik. Tani, rruga përpara është ajo që e përcaktojnë Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, e cila në rastin e sistemit gjyqësor nënkupton ruajtjen e shumetnisë, por njëkohësisht edhe garantimin e pavarësisë dhe cilësisë së drejtësisë”, i tha Kurti Sorensenit, sipas zyrës së tij.

Sorensen nuk është deklaruar deri më tani për këtë vizitë të papritur. I dërguari i bllokut evropian erdhi në Prishtinë në ditën kur si Kurti, ashtu edhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e shtynë Këshillin Gjyqësor (KGJK) të vendit të bëjë kërkesë për lirimin nga detyra të gjyqtarëve të dorëhequr serbë, pavarësisht thirrjeve nga BE-ja për të mos i bërë trysni institucionit të pavarur të gjyqësorit.

Kurti tha më herët të premten gjatë një mbledhjeje të kabinetit të tij se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës më 2022 ishte “akt i organizuar politik” dhe se kthimi i tyre në punë tani do të binte ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Po të njëjtën ditë, Haxhiu i bëri thirrje KGJK-së “të mos bjere pre e ndikimeve të askujt, qoftë vendore apo ndërkombëtare”, dhe t’i dërgojë asaj kërkesën për lirimin nga detyra të gjyqtarëve të dorëhequr serbë.

Një mbledhje e KGJK-së të premten ku pritej të shqyrtohej edhe çështja e gjyqtarëve të dorëhequr serbë, dështoi për shkak të kuorumit. Rreth 130 prokurorët dhe gjyqtarët serbë kishin dhënë dorëheqje në fund të nëntorit 2022, në kuadër të largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ky veprim – i nxitur nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që mbështetet nga Beogradi – erdhi në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i hequr nga përdorimi targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia dhe për t’i zëvendësuar ato me targa të Kosovës. Ndërkohë, të martën, Haxhiu i liroi nga detyra shtatë prokurorë serbë që kishin dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022.

Vendimi i saj u mor pasi Këshilli Prokurorial i refuzoi kërkesat e pesë prokurorëve dhe 15 punonjësve administrativë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për të tërhequr dorëheqjet e tyre. Vendimi i saj u kritikua nga BE-ja. Të premten, Haxhiu tha po ashtu se ka informacione që disa gjyqtarë dhe prokurorë serbë që kanë dhënë dorëheqje janë paguar nga Serbia, duke pretenduar se disa ende vazhdojnë të paguhen.

Ajo mandje pretendoi se ka dyshime që ata të jenë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme dhe janë ndikuar nga Serbia gjatë administrimit të drejtësisë. “Ka shumë raste, ku disa prej tyre janë edhe publike, ku ish-gjyqtarë dhe prokurorë kanë marrë pjesë në takime të ndryshme në Serbi dhe Kosovë ku janë diskutuar plane dhe janë marrë veprime, përfshirë edhe bllokimin e rrugëve” në Kosovë, tha Haxhiu.

Ushtruesja e detyrës së presidentit tha se uron që KGJK-ja të mos marrë vendim, që sipas saj nuk është në përputhje me ligjin, pasi shtoi se do të ishte një “precedent i rrezikshëm”. Megjithatë, ajo tha se sapo t’i ketë emrat e gjyqtarëve të dorëhequr, do të dekretojë lirimin e tyre. Haxhiu tha se dyert e institucioneve të Kosovës janë të hapura për serbët që nuk ndikohen nga Serbia, duke shtuar se KPK veçse ka njoftuar për hapjen e një konkursi të ri dhe KGJK duhet të veprojë po njësojë.

Next Post
Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In