• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita në Korenë e Jugut dhe Japoni, Rama: Shqipëria po fiton respekt në botë, hapën mundësi të reja bashkëpunimi

by A R
24/05/2026 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar vizitën e tij zyrtare në Korenë e Jugut dhe Japoni, duke theksuar se Shqipëria po rritet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe po fiton respekt e vlerësim në arenën globale.

Rama tha se gjatë qëndrimit në dy vendet aziatike është konstatuar një interes i shtuar për Shqipërinë, si dhe gatishmëri për bashkëpunim në fusha të ndryshme strategjike.

Kryeministri bëri të ditur se gjatë takimit me homologun korean, Kim Min-seok, u diskutua zgjerimi i bashkëpunimit në inteligjencën artificiale, teknologjinë dixhitale, industrinë ushtarake dhe turizmin.

Ai u ndal edhe te takimet me kompani të mëdha koreane, për të cilat tha se kanë shfaqur interes konkret për investime në Shqipëri.

“Shqipëria rritet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Natyrisht, jo në përmasë, por në shkallën e respektit dhe të vlerësimit për dinjitetin me të cilin ndërveprojmë në komunitetin e shteteve. Fillimisht, në Korenë e Jugut dhe më pas në Japoni, ishin dy stacione ku gjetëm një interes të shtuar për Shqipërinë, një dëshirë të lexueshme për bashkëpunim dhe për forcim të miqësive të natyrshme mes vendeve demokratike. Në Konferencën Aziatike të Lidershipit pata rastin të flas si i ftuar nderi, me një përfaqësi të gjerë të komunitetit ekonomik të kësaj pjese të zhvilluar të botës. Fola për transformimet e mëdha të Shqipërisë, nga izolimi drejt bashkimit me Europën dhe, më pas, në takimin me kryeministrin Kim Min-seok, u ndalëm në mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në inteligjencë artificiale, teknologji dixhitale, industri ushtarake dhe turizëm, duke cekur po ashtu simbolikën e takimit që përkon me 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Aty takuam gjithashtu një sërë kompanish të mëdha, prestigjioze, ku konstatuam një interes gjenuin për Shqipërinë, si shembull suksesi dhe si destinacion investimesh të mundshme”, tha Rama.

Rama foli edhe për vizitën në Tokio, ku u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi. Sipas Ramës, gjatë bisedimeve u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit në ekonomi, teknologji, energji, mbrojtje dhe turizëm.

Ai theksoi se mbështetja e Japonisë për integrimin europian të Shqipërisë nuk ishte thjesht një deklaratë formale, por një vlerësim për transformimin e vendit.

“Më pas, këtu në Tokio, vizita e konfirmoi rritjen e nivelit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Japonisë. Ishte vërtet një nder i veçantë pritja me ceremoninë e lartë shtetërore nga kryeministrja Sanae Takaichi, me të cilën krijuam menjëherë një komunikim të drejtpërdrejtë dhe miqësor. Diskutuam zgjerimin e bashkëpunimit në ekonomi, në teknologji, në energji, mbrojtje dhe, po ashtu, edhe këtu, në turizëm. Siç u theksua më pas nga kryeministrja në statusin e saj, mbështetja e Japonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk ishte thjesht një mesazh formal, por një shprehje e respektit të Japonisë për suksesin tonë në rrugën e transformimit historik të shtetit shqiptar, në një shtet vibrant, demokratik dhe në zhvillim të vazhdueshëm e të qëndrueshëm”, u shpreh Rama.

Rama deklaroi se Shqipëria tashmë është bërë pjesë natyrale e hapësirave të rëndësishme të dialogut dhe partneritetit ndërkombëtar.

“Sot Shqipëria ka hyrë natyrshëm në hapësira dialogu dhe partneritetesh, ku deri pak vite më parë do të ishte e vështirë të imagjinohej respekti që gëzon vendi ynë”, përfundoi kryeministri.

Next Post
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Gjysmë i (pa)rrezikshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com