• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita historike, ministrja e Mbrojtjes në Izrael

by A R
23/05/2018 13:07
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka zhvilloi një vizitë zyrtare dyditore në Izrael, e para vizitë e një ministri Mbrojtjeje të Shqipërisë në këtë vend.

Në Tel Aviv, ministrja Xhaçka u prit përmes një ceremonie zyrtare nga ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman.

Në takimin me homologun e saj izraelit, ministrja Xhaçka i konsideroi si të një rëndësie të veçantë marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Nga ana e tij ministri Liberman vlerësoi rolin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor dhe u shpreh se dy vendet ndajnë të njëjtat vlera si aleatë strategjikë për sigurinë në rajon.

Ministrja Xhaçka e cilësoi Izraelin si një aleat të vyer të NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe shprehu gatishmërinë e vendit tonë për një memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.

Ministrja Xhaçka ftoi homologun e saj izraelit për bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe Mbrojtjes, edhe për Qendrën e Ekselencës së NATO-s për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë.

Temë e takimit mes dy zyrtarëve të lartë ishte edhe siguria kibernetike, industria ushtarake si dhe një projekt i afërt për shkëmbimin e modeleve dhe kurrikulave në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak.

Ministrja e Mbrojtjes u takua edhe me zyrtarë të Drejtorisë Ndërkombëtare të Bashkëpunimit të Mbrojtjes (SIBAT).

Në Jerusalem, ministrja Xhaçka zhvilloi takime në Këshillin Kombëtar të Sigurisë si dhe bëri homazhe e vendosi kurorë me lule në Yad Vashem, Memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit./a.m.

Next Post
Veliaj në Holandë për negociatat: Të gjithë kemi një qëllim, integrimin e Shqipërisë në BE

Veliaj në Holandë për negociatat: Të gjithë kemi një qëllim, integrimin e Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com