• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e Zelenskit në Tiranë tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare

by Java News
28/02/2024 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Tiranë, ku do të marrë pjesë në samitin për Ukrainën, ka tërhequr gjerësisht vëmendjen e medias prestigjioze ndërkombëtare:

Associated Press

Presidenti i Ukrainës do të bashkorganizojë një samit me qeverinë e Shqipërisë që ka për qëllim të nxisë mbështetjen e mëtejshme për Kievin nga vendet e Evropës Juglindore, pasi shenjat e lodhjes po rriten dy vjet pas pushtimit të plotë të Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy mbërriti dje para mesnate në Tiranë, në ndalesën e fundit të një turi ndërkombëtar, përfshirë Arabinë Saudite, për të nxitur një plan paqeje dhe kthimin e të burgosurve të luftës nga Rusia.

Zelensky e konsideroi kryeministrin shqiptar Edi Rama “mikun e palëkundur të Ukrainës” në një mesazh në X duke shtuar se të dy “do të diskutojnë bashkëpunimin mbi mbrojtjen dhe politikën, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë”.

France 24

Zelensky ka udhëtuar cep më cep të globit javët e fundit për të marrë mbështetje për vendin e tij të rrethuar, ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës po përballen me një mungesë të madhe municioni dhe po luftojnë për të frenuar përparimet ushtarake të Rusisë në terren.

Ai mbërriti në Shqipëri dje para mesnate dhe sot do të takohet në Tiranë me disa liderë nga i gjithë rajoni gjatë “Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore” – vizita e tij e parë në vendin ballkanik që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.

Daily Mail

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Shqipëri, përpara një konference për sigurinë, vizita e tij e parë në vendin ballkanik që nga pushtimi i Rusisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani e quajti mbërritjen e liderit ukrainas në Tiranë ”një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe për solidaritetin me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit rus”.

Kjo është hera e parë që Zelensky bën një vizitë në vendin ballkanik që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se dy vjet më parë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitoi Kievin, së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në qershor 2022.

Në Tiranë Zelensky do të takohet me disa liderë nga i gjithë rajoni gjatë “Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore”.

Shqipëria, një ish-shtet satelit i Bashkimit Sovjetik dhe tani anëtare e NATO-s, ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën në skenën botërore.

Ajo ka qenë një nga vendet e pakta në rajon që ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

Kyiv Post

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të takohet sot në Tiranë me liderë nga Evropa Juglindore për të kërkuar mbështetje për Kievin, ndërsa Rusia po fiton në fushën e betejës dy vjet pasi pushtoi fqinjin e saj.

Zelensky ka udhëtuar shumë javët e fundit për të mbledhur mbështetje për vendin e tij të rrethuar, ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës përballen me një mungesë municioni dhe luftojnë për të frenuar përparimet ushtarake të Rusisë në terren.

Para se të mbërrinte në Tiranë, Zelensky u ndal në Arabinë Saudite, ku kërkoi të promovonte planin e tij të paqes dhe të diskutonte shkëmbimet e mundshme të të burgosurve të luftës.

Vizita në Tiranë do të nisë si një takim dypalësh me Shqipërinë – por më pas do të përfshijë anëtarët aspirantë të BE-së në Ballkan, pjesëmarrjen online nga Turqia, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

AFP

Në mes të një turneu ndërkombëtar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky takohet sot në Tiranë me liderët e Evropës Juglindore për të kërkuar mbështetjen e tyre për vendin e tij, të cilit i mungojnë municionet, ndërsa Rusia po fiton terren në front, dy vjet pas fillimit të pushtimit.

Kreu i shtetit ukrainas mbërriti në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, mbrëmjen e djeshme, pas një vizite në Arabinë Saudite.

Ai ka udhëtuar nëpër botë javët e fundit për të mbledhur mbështetje për Ukrainën, forcat e armatosura të së cilës po përballen me mungesë municionesh dhe armësh në luftën e tyre kundër përparimit të forcave ruse.

Pas një takimi me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Zelensky pritet në një samit me liderët e vendeve të Europës Juglindore.

Ky është udhëtimi i tij i parë në këtë vend ballkanik që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

“Unë jam duke punuar sot në Tiranë. Do të takoj një mik të palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama”, shkruan Zelensky në X duke specifikuar se do të takojë edhe liderë të tjerë të rajonit në kuadër të këtij samiti.

ANSA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet sot në Tiranë për të takuar liderët e vendeve të Evropës Juglindore, në një samit të organizuar së bashku me qeverinë shqiptare.

Dhe pikërisht me kryeministrin Edi Rama, Zelensky u takua mëngjesin e sotëm, para samitit.

”Me mikun e palëkundur të Ukrainës do të diskutojmë mbrojtjen dhe bashkëpunimin politik, mbështetjen për Planin e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë”, ka shkruar presidenti ukrainas në rrjetet sociale, ku do të ketë edhe takime dypalëshe me krerët e shteteve dhe kryeministrat e vendeve të pranishme.

Zelensky tha se dëshiron të propozojë ”mbështetje për përpjekjet e Ukrainës për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme si dhe për të organizuar samitin global për paqen në Zvicër”.

/f.s

Next Post
Shmangu përplasjen kokë më kokë me një makinë, autobusi me nxënës përfundon në pyll

Shmangu përplasjen kokë më kokë me një makinë, autobusi me nxënës përfundon në pyll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

September 30, 2026
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

September 30, 2026
Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat -

Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat –

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com