• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vizita e Vuçiç blindon Tiranën, paralizohen rrugët kryesore

by
26/05/2015 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, e para e një shefi të qeverisë serbe në Shqipëri, do ta gjejë policinë e kryeqytetit në gatishmëri të plotë dhe ku pjesa më e madhe e akseve të rëndësishme do të jetë e bllokuar.

Plani i masave i publkiuar nga policia nis që nga ora 10:00 ku do të bllokohet hyrja për në autostradën Tiranë-Durrës. Gjithashtu, aksi Rinas-Qafë Kashar, mbikalimi i Kamzës, rruga e Durrësit, Sheshi “Skënderbej”, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi Nënë Tereza do të kenë kufizime gjatë vizitës dy ditore të Vuçiç në Tiranën zyrtare.

Policia e Tiranës i drejtohet me apel qytetarëve që në këto dy ditë të shmangin në masë lëvizjen me makina, por të përdorin më shumë transportin publik dhe motoçikletat për të mos krijuar trafik e probleme në qarkullimin rrugor.

Ndërkohë, prej dy ditësh në Tiranë kanë mbërritur agjentë të sigurisë së gardës serbe të cilët do të garantojnë personalisht sigurinë e kryeministrit Vuçiç. Ndërsa nga pala shqiptare, të angazhuar në terren do të jenë edhe shërbimet inteligjente si dhe drejtoria e Anti-terrorit në Policinë e Shtetit.

Masat për vizitën e Vuçiç janë përqendruar edhe në ambasadën serbe, e cila do të jetë e rrethuar nga efektivë të rendit.

Duke nisur nga sot në orën 23:59 nuk do të lejohet asnjë parkim në aksin rrugor: Rinas- ­Qafë Kashar­, Sheshi “Shqiponja­”, Rruga “Dritan Hoxha” (në të dyja senset) – Rruga e Durrësit­, Sheshi Skënderbej­, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ­Rruga “Ismail Qemali” (nga TVSH në drejtim të Liceut) – Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Next Post

SHBA, nëna nxjerr të luajë në park fëmijën e vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre shqiptarë shuhen në aksident, po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë

Tre shqiptarë shuhen në aksident, po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë

August 7, 2026
Europa nën kërcënimin e vapës ekstreme, rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Europa nën kërcënimin e vapës ekstreme, rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

August 7, 2026
Hapet një segment i ri i Korridorit VIII / Karakaçi: Përmirësohet qarkullimi dhe siguria rrugore

Hapet një segment i ri i Korridorit VIII / Karakaçi: Përmirësohet qarkullimi dhe siguria rrugore

August 7, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

DETAJE / Sherri mes komshinjve për drutë, i moshuari në Roskovec humbi jetën pasi i biri u përfshi në konflikt

August 7, 2026
Vijojnë punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Investim modern për juglindjen

Vijojnë punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Investim modern për juglindjen

August 7, 2026
Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

August 7, 2026
Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

August 7, 2026
Hiqet gjuha shqipe nga tabela në kufi, Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

Hiqet gjuha shqipe nga tabela në kufi, Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

August 7, 2026
Përfshihet nga flakët e zjarrit një banesë në Pogradec, shpëton mrekullisht familja

Zjarr i fuqishëm në një banesë dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

August 7, 2026
Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com