• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vizita e Vuçiç, analistët: Mesazh për serbët e shqiptarët se rruga është integrimi

by
26/05/2015 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për dy kryeministrat, atë serb dhe atë shqiptar, Alleksandar Vuçiç dhe Edi Rama, ka sfida të mëdha për përmirësimin e marrëdhënieve, si një hap i rëndësishëm jo vetëm për politikën.

Vizita në Tiranë e kryeministrit Vuçiç nuk shihet gjithnjë me pozitivitet në Beograd, por për zyrtarë dhe analistë, kjo është një mundësi edhe për ekonominë.

Millovan Dreçun, deputet i partisë së Vuçiç, i ngarkuar për Kosovën, thotë se këto marrëdhënie janë shumë të rëndësishme, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme politike.

“Takimi i dy kryeministrave do të krijojë një mundësi për progres më të shpejtë, si të marrëdhënieve bilaterale, por edhe të atyre ekonomike. Kjo do të çojë një mesazh edhe për serbët edhe për shqiptarët në rajon, që rruga jonë është bashkëpunimi dhe jo problemet e trashëguara dhe që kjo ka qenë një rrugë e ngarkuar me kundërshti dhe destabilitet dhe humbje të mëdha. Kjo është e rëndësishme edhe për BE-në, pasi bashkëpunimi është gur themeli për të gjitha vendet që aspirojnë anëtarësimin”, thotë Dreçun.

Ndërsa pjesa e shoqërisë civile e sheh në një aspekt tjetër këtë vizitë. Dragan Popoviç, nga Nismat Qytetare, e cilëson si të pakuptueshme marrëdhëniet e tensionuara Tiranë-Beograd e më gjerë.

“Nuk mund të gjeni dy vende të tjera në Evropë që janë kaq afër e gati nuk kanë asnjë llojë bashkëpunimi dhe ky bashkëpunim është diçka ekzotike. Vizita në Shqipëri trajtohet sikur është një vizitë në Afrikë, apo në vendet latino-amerikane. Ky është një tregues se pse jemi në këtë gjendje si rajon, ku nuk arrijmë të vendosim marrëdhënie normale dhe mungesa e komunikimit është arsye pse ne përjetojmë të gjitha këto probleme”, thotë Popoviç.

Në Serbi ka fare pak interes për këtë vizitë dhe kryeministri Vuçiç nuk ka dhënë shumë deklarata lidhur me tendencat e kësaj vizite. Por, duket se është e rëndësishme që të fokusohet në aspektin ekonomik dhe të kalojë në një heshtje sa më të madhe.

Vuçiç, në një intervistë për disa gazetarë në televizionin B92, tha se deklarata të marra nuk duhen bërë, por duhet zgjidhur problemet.

/ Top Channel

Next Post

Basha: Përpjekjet për presion ndaj opozitës shtojnë fitore‏n tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

March 6, 2026
Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Alarmi në Qipro, rrjeti evropian i Macronit për të krijuar mburojën detare

March 6, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?

March 6, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

March 6, 2026
TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In