• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e Ramës në SHBA, ministrat Tahiri dhe Ahmetaj në përbërje të delegacionit  

by Java News
20/03/2016 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Javanews zbardh përbvërjen e delegacionit që do të shoqërojë kryeministrin, Edi Rama, gjatë vizitës që ai do të zhvillojë në SHBA me datë 13- Prill, ku ai pritet të ketë edhe një takim me Presidentin amerikan, Barak Obama.rama obama

Burime të sigurta bëjnë të ditur për Javanews se kreu i qeverisë shqiptare do të shoqërohet në këtë vizitë nga dy ministra ai i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ai i Financave, Arben Ahmetaj. Përzgjedhja e këtyre ministrave që do të shoqërojnë Ramën gjatë kësaj vizite duket se nuk është e rastësishme.

Për një periudhë të gjatë kohe kreu i qeverisë ka artikuluar se Rendi Publik dhe Financat kanë qenë dy fushat në të cilat janë ndier më shumë arritjet e qeverisë. Këto dy ministri, nga ana tjetër, kanë qenë edhe në fokusin kryesor të reformave të realizuara nga qeveria e koalicionit të majtë. Takimi mes kreut të qeverisë shqiptare dhe Presidentit Obama do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë.

Ky pritet të jetë edhe një takim “kokë më kokë” mes tyre. Pjesë e takimeve do të jetë edhe zëvendës Presidenti amerikan, Joe Biden. Në këtë takim shefi i qeverisë shqiptare pritet të shoqërohet edhe nga ministrat Tahiri dhe Ahmetaj.

Marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë zgjeruar 25 vjet pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke u shtrirë në të gjitha fushat, në interes të të dy vendeve, të paqes, sigurisë e zhvillimit të rajonit e më gjerë.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u vendosën më 28 korrik 1922. Vizita e Ramës në SHBA dhe takimi me Obamën vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, po të kihet parasysh situata në vend, rajon, si dhe në luftën kundër terrorizmit.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Sven Mary, avokati frikshëm që mbron terroristin Salah Abdeslam

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In