• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vizita e Obamës thyen akullin 88 vjeçar/ Një histori e shkurtër për relatat SHBA-Kubë

by Java News
21/03/2016 02:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita historike e Presidentit Obama shënon dhe kthesën përfundimtare mes marëdhënieve mes SHBA-së dhe Kubës, teksa Presidenti i parë me ngjyrë në Amerikë, është njëkohësisht dhe Presidenti i parë që shkel në Havana pas 88 vitesh.

Por cila është historia e marëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës komuniste?! Më poshtë keni një histori të shkurtër që përfshin përveç të dhënave historike, edhe një sërë fotosh ilustruese.

kuba ndahet nga spanja
USHTARET REBEL TE KUBES

Revolta Kubës: 1898-1899

Nacionalistët kubanezë revoltohen kundër regjimit të Spanjës, duke marrë shembullin e kolonive të tejra të cilat kërkuan shkëputjen nga perandoria në rënie e Spanjës. SHBA-të ndërhyjnë për të ndihmuar në çlirimin e Kubës, të udhëhequr nga dëshiat e tyre ekspansioniste, derisa një luftë- anije e tyre shpërthen në portin e Havanës, duke sjellë kështu deklarimin e luftës ndaj Spanjës. Forcat amerikane në atë kohë ishin të udhëhequra nga Presidenti ardhshëm Teddy Rusvelt, të cilat pas shpalljes së luftës kundër Spanjës, pushtojnë Kubën. Spanja është e detyruar të lërë Kubën, teksa amerikanët e vazhdojnë ndërhyrjen e tyre në ishull deri në vitin 1934.

Revolucioni i Kubës: 1953

Një jurist i ri i quajtur Fidel Castro udhëheq një revolucion kundër ish Presidentit, gjeneralit Batista, i cili bëri një grusht shteti dhe anulloi zgjedhjet e asaj kohe. SHBA i çon armë Batistës, një aleati të tyre të vjetër… deri në vitin 1958, kur gjenerali bie nën pushtetin e Bashkimit Sovjetik. Në atë kohë, Batista kërkoi azil politik, por iu mohua nga SHBA dhe vetë senatori John F Kennedy.

vizita e kastros ne shba
Gladys Feijoo mis ne Amerike dhe nje admiruese e Castros

Fidel Castro viziton Amerikën: Prill 1959

Castro pranon ftesën e bërë nga shumë gazeta për të ardhur në New York, ku pati një sërë takimesh, mes të tjerash dhe vizita në stadiumin e Yankee dhe kopshtin zoologjik të Bronx-it.

Presidenti Eisenhower refuzoi ta takonte dhe në vend të tij Castro u prit nga zv. Presidenti Richard Nixon dhe Sekretari i Shtetit Dean Achenson. Nixon e quajti atë “ose një person plotësisht naiv për komunizmin ose një njeri nën disiplinën komuniste” ndërsa Acheson e etiketoi si “demokratin e parë të Amerikës Latine.”

Forcat kubaneze mobilizohen tek Gjiri Derrave
Forcat kubaneze mobilizohen tek Gjiri Derrave

Gjiri i Derrave: Prill 1961

Qëllimi sekret i Presidentit Eisenhower dhe i CIA-s për të hequr qafe Fidel Castron vjen në duart e Presidentit të ri Kennedy, i cili i hap rrugë agjentëve  për të vijuar me planet për ekzekutimin e komunistit të Kubës. Në vitin 1961, marëdhëniet mes Kubës dhe SHBA-ve ndërpriten me vendim të kësaj të dytës, ndërsa Castron e deklaron veten një “marksist-leninist”. Në këtë kohë, Kennedy bën gati operacionin e quajtur Gjiri i Derrave. Avionë lufte amerikanë qëllojnë aeroportet kubanese, teksa agjentë të CIA-s pushtojnë gjirin. Kennedy më pas urdhëron atë që njihet si “Operacioni Mongus” (Operation Mongoose), ndërsa CIA përfshin mafian që të heqë qafe Castron dhe regjimin e tij.

Kriza e raketave kubaneze: Tetor 1062

Pas vendosjes së armëve bërthamore në Turqi nga ana e SHBA-vë, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushrov arri një marëveshje me Fidel Castron për të sjellë në Kubë raketa nukleare, me qëllim për të sjellë një balancë mes d fronteve.

SHBA nis menjëherë të vërë në karantinë detare ishullin komunist. Kennedy i shkruan drejtpërdrejt Hrushrovit, teksa del edhe në një lidhje direkte televizive, duke paralajmëruar se nëse vijnë raketat, do të nisë lufta mes SHBA dhe BS-së. Ai që tërhiqet është lideri sovjetik që i kthen përgjigje Kennedy-t duke shkruar “le të marrim masa atëherë për të zgjidhur nyjen”… në një mesazh të dytë, Hrushrov kërkoi heqjen e raketave nga Turqia, gjë me të cilën u mor vëllai i Kennedy-t (në atë kohë avokati përgjithshëm i vendit), i cili u takua me ambasadorin rus dhe pranoi lëvizjen e raketave.

 eksodi kubanezeve

Eksodi i kubanezëve të vitit 1980

Pas një sërë vitesh të zhytur në stanjacion ekonomik, rreth 100 mijë kubanezë arritën të argohet nga vendi tyre, duke ju drejtuar Amerikës (Florida). Në atë kohë rreth 1700 anije lëvizën nga Kuba, duke përdorur si derë lidhëse ambasadën e Perusë në Kubë. Fidel Castro nuk bëri presion për të bllokuar daljen, por pas disa muajsh ai dhe Presidentin Carter ranë dakort në distancë për ndalimin e eksodit.

Momentet kur Kuben e godet uragani Mishel
Momentet kur Kuben e godet uragani Mishel

Viti 2001, pas 4 dekadash embargo korporatat amerikane shkojnë në Kubë

Me afrimin e uraganit Michelle në Kubë, 4 korporata gjigande amerikane të ushqimit u lejuan të shesin produktet e tyre në Kubë, duke hapur kështu thyerjen e parë te embargos ekonomike pas 40 vitesh. Fidel Castro nuk pranoi ofertën e Washington-it për ndihma humanitare përmes OJQ-ve, por shtoi “vetëm për këtë herë, jam gati të pranoj marrjen e një sasie të caktuar ushqimesh dhe mjekimesh na SHBA, duke i paguar ata për këto gjëra me para”.

Tensionet dhe ndryshime: 2003 deri më dhjetor 2009

Pas një dekade tensionesh, përfshi këtu edhe rrëzimin e dy avionëve amerikanë nga Kuba në viti 1996, Presidenti Bush thellon më tutje sanksionet ekonomike për ishullin komunist. Në 2006 Fidel Castro i jep në dorë pushtetin vëllait të tij Raul… një përfaqësi amerikane e Kongresit, nga të dyja palët politike( demokratë e republikanë) vjen për të vizituar Kubën, por një takim me liderin e ri ju mohoet.

Në vitin 2009 Presidenti Obama zbut sanksionet duke thjeshtuar  udhëtimet dhe transfertat e parave për familjet e ndara në dysh mes dy vendeve, pas eksodit ë viteve të shkuara.papa francesku

Ndërhyrja e guximshme e Papa Franceskut: Dhjetor 2014

I pari Papë me origjinë nga Amerika Latine, Papa Francesku, i dërgon nga një letër persona të dy liderëve, Raul Castros dhe Obamës, duke e vënë theksin tek nevoja për tu pajtuar. Pas një sërë takimesh diplomatike të mbajtura në Vatikan dhe Kanada, të dy shtetet (SHBA dhe Kuba) vendosën që të shtensionojnë marëdhëniet. Në dhjetor erdhi dhe deklarata e përbashkët për të normalizuar marëdhënie, pavarësisht embargos të mandatuar nga Kongresi amerikan. Burimi  The Guardian.

Next Post

1200 refugjatë zhvendosen me autobusë në kufi me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In