• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e Nishanit në Luginë shihet e rrezikshme për Serbinë

by Java News
04/03/2017 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushtetuta e Shqipërisë thotë se të gjitha të drejtat e shqiptarëve duhet t’i mbrojë Shqipëria. Kështu, sipas “Sputnjikut” të Serbisë ka deklaruar Januz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë.

Ai tha kështu me rastin e vizitës së paralajmëruar të presidentit të Shqipërisë në Luginë të Preshevës, transmeton raportimin e medieve serbe Koha.net.

Pas “Platformës së Tiranës” të Edi Ramës, siç e quajtën takimin e kryeministrit të Shqipërisë me liderët shqiptarë të Maqedonisë pas zgjedhjeve në këtë vend, dhe “thirrjes për luftë” të Hashim Thaçit që të “mos lëshojnë pe”, sipas medieve serbe, “ofensiva” e shqiptarëve po arrin edhe në Serbinë e Jugut dhe kjo n[ formë të vizitës së Bujar Nishanit, presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili ka paralajmëruar që më 7 mars të vizitojë jugun e Serbisë, më saktësisht Bujanocin dhe Preshevën, shkruan “Sputnjik”

Kjo është vizita e parë e shefit shqiptar të shtetit në Serbi pas 69 vjetësh. Presidenti i parë i Shqipërisë në Serbi ka qenë më 1948, kur në Beograd ishte Enver Hoxha.

“A do të jetë vizita e Nishanit më jug të Serbisë vetëm pjesë e ofensivës diplomatike të shqiptarëve dhe mund të ndodhë që pas vizitës së tij të pritet edhe ndonjë “Platformë e re e Tiranës” për vendin ton, e ngjashme me atë me regji të Ramës në Maqedoni”, pyet “Sputnjik”, transmeton Koha.net.

Januz Musliu ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që presidenti i Shqipërisë të njihet personalisht me pozitën dhe statusin e shqiptarëve në jug të Serbisë, citojnë mediat serbe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Luginës. (b.an)

Next Post
Vepra e Klimt do të shitet për 55 milionë euro

Vepra e Klimt do të shitet për 55 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com