• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e eurodeputetëve, Brukseli: Frikë nga shpërthimi i dhunës nëpër rrugët e Tiranës

by A R
22/04/2017 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Faqja zyrtare e Brukselit, EUreporter, shkruan se BE është e frikësuar nga shpërthimi i dhunës në rrugët e Tiranës, nga protestuesit e PD-së.

“Frika e dhunës përpara vizitës së delegacionit të  MEP (Anëtarët e Parlamentit Europian) në Shqipëri”, thuhet në titullin e shkrimit, që ka për autor Martin Banks.

Në shkrim thuhet se opozita refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit nëse Rama nuk largohet dhe nuk formohet qeveria teknike, por nga ana tjetër Mogherini është ndër ata që kanë shprehur shqetësim rreth bojkotit, duke shprehur keqardhje për mos regjistrimin në proces.

“Ligjbërësit e opozitës po refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit nëse kryeministri Edi Rama nuk largohet dhe një qeveri teknike është formuar për të udhëhequr vendin në ditën e zgjedhjeve.

Por Mogherini është ndër ata që kanë shprehur shqetësim rreth bojkotit, me zyrtaren italiane që e përshkruan këtë dhe refuzimin e opozitës për t’u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, si “keqardhje”, thuhet në shkrim.

Më tej, shkrimi vazhdon se ndërhyrja e përfaqësueses së lartë vjen në një sfond tensionesh në rritje në vendin tone.

Banks shkruan se ekziston një frikë për shpërthimin e një dhune të re në rrugët e Tiranës.

Frikë, e cila përforcohet edhe nga deklaratat e forta të Bashës për goditje me grushta e çarje gomash, si dhe precedentët e mëparshëm në zgjedhjet e 2013 dhe 21 janari.

“Ndërhyrja e saj vjen në mes të një sfondi të tensioneve në rritje në vend.

Të hënën, ditën që negociuesit e Parlamentit Evropian pritet të mbërrijnë në Tiranë, opozita e Shqipërisë thotë se do të bllokojë rrugët e vendit si pjesë e fushatës së saj dy mujore për të pasur një kabinet teknik, të vendosur për të qeverisur deri në zgjedhjet parlamentare në qershor.

Ekziston frika në rritje se delegacioni i Parlamentit Europian do të përkojë me një shpërthim të ri të dhunës në rrugët e Tiranës.

Frika e tillë është ushqyer më tej nga komentet e fundit të paraqitura nga mbështetësit e tij nga Basha, duke përfshirë edhe atë që thotë: ‘A doni luftë? Luftë do të ketë”, thuhet në shkrim.

“Që nga mesi i muajit shkurt, mbështetësit e opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike kanë bllokuar bulevardin kryesor në Tiranë dhe organizuan demostrata para zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Reforma gjyqësore e miratuar unanimisht vitin e kaluar dhe e përgatitur me ndihmën e ekspertëve të BE dhe SHBA, është penguar nga bojkoti i opozitës” e përfundon Martin Banks shkrimin e tij. /tema/b.d

Next Post
Mattis e thekson hapur mbështetjen amerikane për Izraelin

Mattis e thekson hapur mbështetjen amerikane për Izraelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In