• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vizita e Biden në Europë/ Për Presidentin do të kujdesen 6500 policë dhe 500 agjentë të shërbimit sekret

by Java News
11/06/2021 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefin e Shtëpisë së Bardhë e ruajnë 500 agjentë të Shërbimit Sekret, që janë drejtpërdrejt të angazhuar për sigurinë e tij dhe që kontrollojnë gjithçka.

Presidenti amerikan Joseph Biden është nisur dje në orët e para të mëngjesit nga Washington për në Britani të Madhe, ku do të duhej mbërrinte pasdite!

Ky është udhëtimi i parë i Bidenit jashtë vendi që kur ka ardhur në krye të shtetit më të fuqishëm në botë – duke realizuar një turne tetë ditore nëpër Evropë, gjë që paraqet një sfidë të madhe për organet e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Për sigurinë e tij në ishull (Britani të Madhe) sipas mediave britanike, do të kujdesen 6.500 policë dhe pjesëtarë të shërbimit sekret, që gjithashtu janë të angazhuar për sigurimin gjatë samitit te G7-ës.

Megjithatë jo gjithçka duket aq e thjeshtë, në momentin që konfirmohet pjesëmarrja e presidentit amerikan në ndonjë samit jashtë SHBA-ve, para arritjes së tij në kontinentin e vjetër, fillimisht shkojnë agjentët e Shërbimit Sekret amerikan, që kontrollojnë çdo aspekt të sigurisë – nga pusetat e kanalizimit e deri te aeroplanët që lëviznin në qiell mbi vendin ku do të qëndroj Biden.

Tetë ditë të gjata – agjenda e turneut

E mërkurë, 9 qershor

– Biden me bashkëshorten Jill largohen nga Washingtoni në orët e para të mëngjesit – Udhëton drejt bazës ajrore Mildenhole.

E enjte, 10 qershor

– Biden do të takohet me kryeministrin britanik Boris Johnson në Cornwall, ku do të rikonfirmohen lidhjet e veçanta mes këtyre dy vendeve

E premte, 11 qershor
– Biden do të merr pjesë në samitin e liderëve të grupit të shtatë shteteve më të zhvilluara, ku temë kryesore do të jetë ekonomia dhe uniteti

E shtunë, 12 qershor

Biden do të vazhdojë takimet bilaterale me liderët e grupit të shtatë vendeve në Cornwall

E diel, 13 qershor

– Biden përfundon pjesëmarrjen në samit dhe do të takohet me mbretëreshën Elizabeth II në Winsdor, ku më pas do të udhëtoj për në Bruksel
E hënë, 14 qershor
– Në Bruksel, Biden do të takohet me liderët e vendeve anëtare të NATO-s, dhe do të ketë takim privat me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan

E martë, 15 qershor

– Biden do të ketë edhe disa takime tjera në selinë e NATO-s, ku më pas udhëton drejt Gjenevës

E mërkurë, 16 qershor

– Në Gjenevë do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, takimi i tyre i parë që nga ardhja në krye të Shtëpisë së Bardhë
Kështu në Cornwall ku Biden do të merr pjesë në Samit, disa ditë më parë kanë mbërritur rreth 500 pjesëtarë të Shërbimit Sekret, që drejtpërdrejt janë të angazhuar për sigurinë e Bidenit.

Sfidë logjistike paraqet fakti që në Cornwall nuk ka shumë kapacitete për akomodim, dhe për këtë të gjitha hotelet në një zonë prej rreth 30 kilometrave janë mbushur, e disa anëtar të ekipit të Bidenit të angazhuar për sigurinë e tij, është dashur të akomodohen nëpër kamp-vetura.

Organizatorët e samitit kanë konfirmuar se janë angazhuar forca shtesë të policisë, për shkak të paralajmërimeve për protesta me rastin e mbajtjes së samitit.

Në Cornwall pritet të marrin pjesë liderët e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, që do të kenë me vete ekipet e sigurimit – kështu që lirisht mund të thuhet se qyteza britanike në ishull do të jetë një prej vendeve më të sigurta në botë.

“Do të kemi patrullime të vazhdueshme tokësore, ajrore dhe detare.

Ky operacion është kompleks. Puna jonë që gjithçka të kalojë pa problem dhe të gjithë të jenë të sigurt”, ka thënë Joe Holl, komandant i policisë në Cornwall.

Është interesant se rreth 1.000 policë do të akomodohen në anijen “MS Fuqia e Evropës” të ndërtuar në Gjermani në vitin 1993, brenda të cilës janë shtatë restorante, klube të natës dhe sauna. Ajo lëviz me shpejtësi prej 21 nyje.

Kjo anije mund të pranojë deri në 3.000 pasagjerë dhe zakonisht përdoret për lundrim nga Helsinki për në Talin.

Policia britanike ka huazuar për 10 ditë. E i tërë operacioni i sigurisë do të kushtojë rreth 83 milionë funte.

g.kosovari
Next Post
Aksidentoi 24-vjeçaren shtatzënë/ Zbulohet emri i pronarit që i dha “AMG”-në Jehon Breçanit, trashëgimtar i…

Aksidentoi 24-vjeçaren shtatzënë/ Zbulohet emri i pronarit që i dha “AMG”-në Jehon Breçanit, trashëgimtar i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com