• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vizita e Berishës që i dha start “krushqisë” me CEZ

by
25/09/2015 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

berishaNga Ylli Pata 

Çështja “CEZ” ka mbërthyer politikën shqiptare dhe mediat e mëdha, por çdo gjë po trajtohet vetëm me “bomba tymuese”; dhe në fakt pak ose aspak po kuptohet çfarë po ndodh. PD akuzon kreun e Kuvendit Ilir Meta, se ka marrë para për të lejuar një kompani private që të tërhiqte borxhet që CEZ kishte tek shumë subjekte; ndërkohë që LSI akuzon Sali Berishën dhe Ridvan Boden që me vendim qeverie kanë lejuar që CEZ të përfitonte në kurriz të taksapaguesit shqiptar. Por realisht çka ndodhur me CEZ-in?!

CEZ është një kompani i madhe çeke, e cila në shumë vende të Ballkanit ka arritur të fitojë kontrata në fushën e energjisë dhe të privatizojë pjesë nga këto sektorë strategjikë.

Në vitin 2009, kryeministri Sali Berisha bëri një marrëveshje xhentëlmenësh me qeverinë çeke për të shitur ndërmarrjen shtetërore të shpërndarjes së energjisë, OSSH tek një kompani e madhe çeke.

Në atë kohë, qeveria e Pragës mbante presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe kishte mundësinë e vendosjes në axhendë të BE-së dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

Madje me anë të një ceremonie shumë pompoze, kryeministri Sali Berisha, dorëzoi në duart e kreut të qeverisë çeke kërkesën për marrjen e statusit kandidat; kërkesë që u bë në prag të fushatës për zgjedhjet e vitit 2009 dhe pas firmosjes së kontratës së shitjes së OSSH-së.

Më 11 mars 2009, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Genc Ruli firmosi kontratën me kompaninë CEZ për t’i shitur 76% të aksioneve shtetërore për një vlerë prej 102 milionë eurosh.

Kjo kontratë u kundërshtua fuqishëm nga opozita e asaj kohe, Partia Socialiste, e cila theksoi se OSSH është shitur lirë për arsye se qeveria ka vepruar në mënyrë klienteliste.

CEZ qëndroi në Shqipëri për 3 vjet pasi nuk bëri asnjë investim, por vetëm vazhdoi serinë e kontratave aforfe ndërsa nuk arriti të zgjidhë problemin e atyre që nuk paguajnë.

Para zgjedhjeve të vitit 2013, Berisha dhe qeveria e tij nisën sulmin ndaj kompanisë CEZ që e kishin sjellë vetë në Shqipëri, duke ndërhyrë – madje edhe ministri i Brendshëm, Flamur Noka – në nënstacionet ku CEZ u hiqte energjinë debitorëve.

Qeveria detyroi Entin Rregullator të Energjisë që t’i heqë liçencën CEZ-Shpërndarjes në mënyrë të njëanshme. Kompania çeke deklaroi se kjo është sjellje e padrejtë dhe ajo do ta hidhte çështjen në arbitrazh ku kërkoi një shumë marramendëse parash si dëmshpërblim.

Berisha humbi zgjedhjet në qershor të vitit 2013 dhe qeveria që do të vinte i duhej ta trajtonte këtë “patate” të nxehtë. Ministri i emëruar i Energjisë në kabinetin “Rama”, Damian Gjiknuri deklaroi së barrën e rëndë të CEZ do ta zgjidhnin me negociata, pasi një humbje në arbitrazh do të ishte katastrofike për arkën bosh të qeverisë dhe nuk mund të merrej mbështetje nga BB dhe FMN.

Më 24 qershor 2014, pas negociatave u arrit që CEZ të heqë dorë nga pronësia e OSSH dhe nga abritrazhi ndërkombëtar. Si shkëmbim u ra dakord që shteti shqiptar t’i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milion euro. Kjo vlerë u dakordësua të paguhet me këste, duke filluar nga shtatori i vitit 2014 deri në fund të vitit 2018, me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milion euro mbi principalin e dakordësuar.

Kjo vlerë përfaqëson kreditë e marra dhe shumat e faturuara e të kërkueshme në çdo kohë nga ana e CEZ a.s. Marrëveshja, parashikonte se palët heqin dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm financiar apo ligjor. Pala çeke tërhiqet nga procesi i arbitrazhit, hapur në maj të vitit 2013 sipas rregullave të UNCITRAL, mbështetur në Traktatin e Kartës së Energjisë.

Pas kësaj çështja ra në heshtje. Por ç`ndodhi më pas?

Kuvendi, ose më konkretisht mazhoranca, emëroi në krye të Entit Rregullator të Energjisë, një specialist energjie, Petrit Ahmetin, vëllain e ish-kryeministrit Vilson Ahmeti, i cili ka qenë edhe drejtor i KESH-it për një farë kohë. Zoti Ahmeti ka qenë këshilltar i drejtorit të ERE-s gjatë kohës së qeverisë “Berisha” dhe zotëronte një kompani që mblidhte borxhet e CEZ.

Kjo ka sjellë më pas sulmin dhe rikthimin e çështjes së CEZ duke folur për miliona dhe duke risjellë në lojë sërish Dritan Priftin, i cili po përgatit dokumente e video që të sulmojë armikun e përhershëm, Ilir Meta.

PD-ja nga ana e saj i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë marrëveshjen e qeverisë shqiptare me CEZ-in për t`u larguar nga pronësia e OSH-së, ndërsa akuzon Ramën e Metën se kanë abuzuar me 600 milionë euro. Po nga kanë dalë këto 600 milionë euro?

Berisha dhe  Meta kërkuan hetim ndërkombëtar, e më saktë amerikan për këtë çështje, por ambasada e SHBA është përgjigjur se kjo i takon drejtësisë shqiptare…

Tesheshi.com

Next Post

Itali, arrestohet shqiptari, trafikanti më i madh i drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com