• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e Antony Blinken në Tiranë, Arben Meçe: SHBA e ka të qartë qëndrimin për Berishën non grata

by A M
11/02/2024 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javën tjetër në Tiranë mbërrin sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili ka shpallur non grata Sali Berishën.

Analisti Arben Meçe ka komentuar për Report Tv këtë vizitë të rëndësishme të Blinken, për të cilin thotë se tashmë Amerika e ka të qartë qëndrimin për Berishën, të cilin e ka shpallur non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë.“Qëndrimi i tyre ndaj Berishës është i qartë. Është tepërt të diskutojë që figura numër 1 e politikës së jashtme amerikane vjen për të demonstruar e do apo se do Berishën”, tha Meçe.

Sa i takon fokusit të vizitës, Meçe thotë se prania e Blinken vetëm në Shqipëri tregon vëmendjen e shtuar të SHBA-së për vendin tonë.

Ai thotë se Blinken do të konfirmojë se vendi ynë është një partner kryesor i Amerikës në Ballkanin Perëndimor.

“Blinken vjen vetëm në Shqipëri dhe nuk qëndron në Ballkan. Kemi të bëjmë me një përqendrim të vëmendjes së SHBA në Shqipëri. Mesazhi që do ti japë vendeve të Ballkanit, që fajtori shqiptar është partner kryesor i SHBA në Ballkan.

Mesazhet që do vijnë përmes faktorit shqiptar janë zëri dhe fjala e Amerikës. Jemi në kushtet kur bota po futet në luftën e nxehtë, çdo ditë po diskutojmë. Kërkesat e vazhdueshme të NATO e SHBS lidhen me fuqizimin e sektorit ushtarak.

Në Shqipëri janë 3 baza tashmë që janë planifikuar, njëra është gati e Kuçovës, është bërë gati operative. Konsolidim i pozicionit gjeopolitik të Shqipërisë si faktori më i rëndësishëm i prezencës amerikane në Ballkan”, tha Meçe.Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton Tiranën më datë 14 në në një moment kyç të saj.

Atëherë kur reforma në drejtësi dhe SPAK e cila mbështetet nga SHBA po godet korrupsionin në nivele të larta të politikës.

Ish kryeministri Berisha e dhëndri i tij por dhe ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj po hetohen nga SPAK për korrupsion.

/a.d

Next Post
“Sa lek të duhen byrazer”, si funksiononte rrjeti i shpërndarjes së kokainës në Tiranë

“Sa lek të duhen byrazer”, si funksiononte rrjeti i shpërndarjes së kokainës në Tiranë

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com