• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita 2-ditore në Itali, Begaj pritet nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve

by Java News
27/05/2023 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore në Itali, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në Pallatin Montecitorio nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.

Në qendër të bisedimeve ishin bashkëpunimi mes dy vendeve, përfshirë bashkëpunimin parlamentar, por edhe bashkëpunimin në funksion të paqes dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Pasi vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore e të partneritetit strategjik, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për ndihmën e dhënë nga Parlamenti italian për të gjitha fazat e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe shprehu besimin se kjo ndihmë do të vijojë edhe gjatë procesit të negociatave të aderimit. Një kontribut të veçantë, Presidenti Begaj, konsideroi edhe rolin e rëndësishëm të Italisë në kuadër të Procesit të Berlinit, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Një vëmendje e veçanti iu kushtua bashkëpunimit rajonal, për të cilën Presidenti Begaj, evidentoi rolin stabilizues të Shqipërisë, si dhe vlerësoi rolin e Italisë për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek sfidat me të cilat dy vendet po përballen që prej agresionit ushtarak rus në Ukrainë, si dhe për kontributin e Shqipërisë në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim, Presidenti Begaj shoqërohej dhe nga dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Grupit parlamentar të miqësisë, Shqipëri-Itali, Arben Pëllumbi dhe Emilja Koliqi.

/s.f

Next Post
Hyrja në Big Brother VIP u bë shkak për shkarkimin nga puna si tenor, Armaldo sqaron të vërtetën

Hyrja në Big Brother VIP u bë shkak për shkarkimin nga puna si tenor, Armaldo sqaron të vërtetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In