• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita 2 ditore në Gjermani/ Rama sot takim ‘kokë më kokë’ me kancelarin Scholz! Ja axhenda

by Java News
11/04/2022 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, aty ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Fillimisht, ai do të takojë kryebashkiaken e Berlinit, Franziska Giffey, e më pas Presidentin Frank-Walter Steinmeier, si dhe kancelarin gjerman.

Mësohet se fokusi i diskutimit mes Ramës dhe Scholz do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si edhe çështje të tjera ekonomike dhe të politikës mes dy vendeve. Gjermania është një prej zërave më të fortë pro nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe qëndrimi i saj është vendimtar në qershor kur vendi ynë pret një sinjal pozitiv nga Brukseli zyrtar.

Pas takimit, Rama dhe Scholz do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp me median, ndërsa fill pas saj, Rama do të ketë një deklaratë për mediat shqiptare. Pikërisht në orën 18:00, Rama do të takohet me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, e më pas në orën 18:15 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë mesit të muajit mars, edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i shoqëruar nga një delegacion i Parlamentit, zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjermani. Gjatë takimeve, Balla kërkoi nga BE që të mbajë sa më parë Konferencën Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut lidhur me hapjen e negociatave për integrim në BE.

AXHENDA

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

Gjatë vizitës kryeministri shoqërohet nga Taulant Balla, Delina Ibrahimaj dhe Elisa Spiropali.

g.kosovari

Next Post
Macron dhe Le Pen në “luftë” për presidencën/ Kreu i Shtetit të Francës: Asgjë s’është vendosur

Macron dhe Le Pen në “luftë” për presidencën/ Kreu i Shtetit të Francës: Asgjë s'është vendosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

March 2, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

March 2, 2026
Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In