• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Viza e refuzuar e Petrit Vasilit, mesazh për mandatet dhe molotovin

by Ardit Rada
16/05/2019 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

“Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjeje një mënyrë për të marre pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces demokratik. Përgjegjësi e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit dhe të ndajë vizionin e saj me mbështëtësit dhe të punoje fort për t’i fituar zgjedhjet”.

Këto fjalë i përkasin zv. ndihmës sekretarit të shtetit Matthew Palmer, gjatë vizitës së tij në Tiranë në 9 prill të këtij viti. Një qëndrim i qartë në lidhje me një krizë të nxehtë që mban peng klimën politike në Shqipëri prej tre muajsh.

Sot u shënua ‘viktima’ e parë e deklaratave të Palmer. Nënkryetari i LSI është politikani i parë shqiptar që citohet nominalisht nga media zyrtare e SHBA “Zëri i Amerikës”, si i përfshirë në listën e personave që u është mohuar viza hyrëse në tokën amerikane. Ky gjest ekstrem vjen në një moment kur shefja politike e zotit Vasili intervistohej nga media në fjalë dhe ku u bë publik ky informacion i bujshëm.

SHBA kanë pasur një qëndrim të qartë mohues për djegien e mandateve nga opozita shqiptare në shkurt të këtij viti. Uashingtoni ka hedhur poshtë gjithashtu edhe përdorimin e dhunës në protestat opozitare gjatë javëve të fundit, duke u bërë thirrje individuale si Lulzim Bashës, ashtu edhe Monika Kryemadhit, që të frenojnë përkrahësit e tyre nga gjestet e dhunshme kundër institucioneve dhe pasurisë publike e private.

Petrit Vasili, siç e tha zonja Kryemadhi, është një “njeri pa probleme”. Kuptohet që ka dashur të thotë se ai nuk ka rekorde negative sa i përket skendinës penale apo lidhjeve të tjera të papërshtatshme. Mbetet atëhere që masa ndëshkimore ndaj tij të jetë marrë si një sinjal politik për atë që Petrit Vasili përfaqëson dhe mbron gjatë aktivitetit të tij publik. Dhe në një rast të tillë, kuptohet lehtësisht përseja e lënies së zotit Vasili te kangjellat e zyrës konsullore amerikane në rrugën e Elbasanit. Janë mandatet dhe molotovi arsyet e këtij refuzimi të bujshëm. Mesazhi është për të tjerët në rradhë. Mbani shënim…

Next Post
Fotot/Protesta e sotme pati jo pak kaos e revoltë

Policia e Tiranës arreston protestuesin, nxjerr videon duke hedhur kapsolla e molotov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com