• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vive l’Anarchie!

by Java News
04/12/2018 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Barbara Wesel/

Në fakt betejat në rrugë në fundjavë ndiqnin një model të njohur: Ka një demonstratë dhe në periferi mobilizohen forca të dhunshme. Por kësaj here imazhet ishin konfuze: Cilët ishin demonstruesit politikë dhe ku ishte kufiri me demonstrusit e dhushëm që bënë trazira?  Gilets Jaunes (jelek verdhët) ua bënë më të vështirë policëve krahasuar me protestat e tjera nga e kaluara të sindikalistëve apo partive politike. Demonstruesit e organizuar përmes rrjeteve sociale janë tërësisht të papërkufizueshëm. Sepse çdo i pakënaqur në vend mund të vesh një jelek të verdhë.

Një cilësi e re e dhunës

Trazirat në Paris kësaj here ishin më me destinacion të qartë dhe më të organizuara se herë të tjera në të kaluarën. Nëse dikur demonstrohej e pastaj pasonin përleshjet si një akt i dytë, kësaj here qysh në mëngjes protesta nisi me trazira. Në kontekstin e lidhjes me grupet e ekstremit të majtë e të djathtë kjo dukuri nuk është e re.

Edhe në qytetet gjermane ka pasur për dekada të tëra skena të dhunshme, për të cilat lufta kundër shtetit ka qenë qëllimi i tyre. Së fundi të tilla trazira u përjetuan gjatë demonstratave kundër G20 në Hamburg verën e vitit 2017. Por në fund kjo skenë shterroi si dukuri e vazdhueshme, sepse brezi i ri mungonte dhe sepse policia mësoi, se si të veprojë më mirë.

Ajo që i duhet në radhë të parë presidentit Macron është një strategji e re e policisë, e cila të jetë e përshtatme t’u bëjë ballë trupave të dhunshme që reagojnë me fleksibilitet. Me të drejtë diskutimi për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme shumë shpejt u mbyll. Me këtë do t’u jepej rëndësi politike pa vend shkaktarëve të trazirave. Përveç kësaj ligjet franceze ofrojnë hapësirë për çdo mënyrë të nevojshme veprimi. Presidenti, i cili në kuadër të G20 deklaroi zero tolerancë ndaj dhunës, ka të drejtë: Shumica e francezëve nuk jetojnë në kushte që mund ta justifikonin shkatërrimin e zonave të tëra në qendër të Parisit.

Çfarë duan demonstruesit?

Lëvizja Gilets Jaunes ndërkohë po copëzohet. Një ndër përfaqësuesit rajonal të saj deklaroi, se ai e përfytyron veten si kryetari i shtetit i kreut të ushtrisë të dorëhequr pranverën e kaluar. Një diktaturë ushtarake në vend të qeverisë së zgjedhur? Ngjitur me dëshirën për anarki në Francë jeton edhe lidhja e fortë me shtetin.

Duket pra se tek disa jelek verdhë dominojnë tendencat radikale të djathta dhe ata që bllokojnë autostradat dhe pikat e pagesës në autostrada i përkasin më shumë së majtës. Që të dyja palët përpiqen të përfitojnë prej trazirave në vend. Ndërkohë që duket jo konkrete dhe jo e logjikshme përzierja e kërkesave të tilla të demonstruesve – nga ulja e TVSH-së dhe taksës së benzinës e deri tek rritja e shërbimeve sociale si dhe e indinjatës ndaj “të pasurve”.

Tani qeveria ka vendosur një takim me grupet qytetare, për t’i dëgjuar kërkesat e tyre. Të dëgjuarit është në këtë mes më e rëndësishme se sa përmbushja e dëshirave pjesërisht ireale. Shteti social francez vazhdon të ofrojë kujdes të madh sigurimi, por shumë nuk ndihen të trajtuar mirë në këtë sistem. Problemi ka të bëjë me perceptimin e realiteti.

Arti i strategjisë së tërheqjes

Në verë Emmanuel Macron e fitoi me ashpërsi luftën me sindikatën e hekurudhave. Tani presidentit i duhet të tregojë, që edhe ai mund të jetë i mençur dhe të gjejë një rrugë mes reformave të domosdoshme, objektivave të tij ambicioze si dhe vlerësimit me mençuri të së mundshmes.

Francezët janë një popull i vështirë për t’u qeverisur, sepse gjeni revolucionar i tyre është mjaft i spikatur. Ata kanë pretendime të pakufishme ndaj shtetit, të cilin e e luftojnë me shumë dëshirë. Konsensusi nuk është pjesë e kulturës politike. Presidenti nuk është për ta pasur zili, që i duhet t’i pajtojë qytetarët me reformat e nevojshme. Në fakt kjo është një detyre pothuajse e pazgjidhshme. Por nëse ai do të mbijetojë, pas një fillimi të fortë i duhet të mësojë artin e strategjisë së tërheqjes, pa u dukur i dobët. Le të shpresojmë që Macron do të piqet prej detyrave të tij.

Next Post
Francë, kryeministri pezullon rritjen e taksës së naftës

Francë, kryeministri pezullon rritjen e taksës së naftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blerjet e pronave, nën monitorim! Rregullat e reja të Kadastrës për shit-blerjet mbi 6 milionë lekë

Legalizimet mbyllen në 2028! Përgjigja për procesin, brenda 30 ditëve! Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Pronave, ndryshime rrënjësore në procedura

September 9, 2026
Dita e 69-të e protestës, përsëri pjesëmarrje e ulët! I kërkojnë Ramës që të mos prekë Zvërnecin e Rrjollin!

Koinçidenca misterioze e 12 shtatorit, ‘Flamingot’ përplasen me ‘UÇK’

September 9, 2026
Pas Begajt dhe Ramës, ambasadorja e re e Bashkimit Europian takohet edhe me kryeparlamentarin Peleshi

“Parlamenti të luajë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit”- Zbulohen kërkesat e ambasadores së BE-së gjatë takimit me Peleshin

September 9, 2026
Deputetja Iris Luarasi u përndoq dhe u fye nga protestuesit, Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor!

“Qelbësirllëku ushqehet me të pavërtetën”- Aktivistja u arrestua pas denoncimit të saj? Reagon Iris Luarasi: ‘Fake news’ dhe manipulim i shëmtuar, s’ka lidhje me mua

September 9, 2026
Pas gjashtë javësh pushime, Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

BE sfidon Shqipërinë dhe i lë ‘detyra shtëpie’, Kuvendi duhet të miratojë 41 nisma ligjore deri në fund dhjetorit!

September 9, 2026
Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin

Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin

September 9, 2026
Kosova drejt vakumit institucional më 5 tetor, çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Presidenti?

Kosova drejt vakumit institucional më 5 tetor, çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Presidenti?

September 9, 2026
“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama fiton më shumë

Valteri: Më mirë Veliaj ta drejtojë Tiranën nga qelia sesa një person i paaftë

September 9, 2026
Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

September 9, 2026
Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com