• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vitin tjetër, Muzeun Etnografik dhe…”/ Veliaj flet për zjarrin dhe planet për “Sarajet”: Gjetëm dy dritare të thyera, s’kemi identifikuar ende porositësin

by Java News
17/08/2021 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24 për zjarrin e rënë mbrëmjen e kaluar tek një monument kulture në Tiranë, të njohur si “Sarajet e Toptanasve”.

Veliaj tha se është identifikuar autori i zjarrvënies, duke folur për një skenar të ngjashëm me atë të shkollës “Kosova” e duke drejtuar gishtin e akuzës nga ndonjë pronar, por pa përmendur emra. Ai tha se fillimisht zjarri është përhapur në katin e parë dhe është vendosur nga dritaret e pasme, ku janë gjetur të thyera.

Ndërkohë ai përmendi ndër të tjera dhe emrin e ish-Presidentit Bujar Nishani, si një prej pronarëve dhe kërkoi reagimin e tij për këtë çështje. Gjithsesi Veliaj tha se skenari i shkollës “Kosova” dështoi dhe se Sarajet do të jenë në emër të bashkisë muajin tjetër.

“Jam informuar nga policia bashkiake rreth orës 12 pa 10, pak para mesnatës për një zjarr që ishte vendosur tek ndërtesa e Sarajeve që ndodhet ngjitur me godinën e bashkisë AMK. E njëjta patrullë që u konfliktua me Presidentin e vuri re sapo ra zjarri dhe lajmëroi zjarrfikësit që ishin aty për 2 minuta.

Zjarri është vendosur nga dritaret e pasme, kemi gjetur 2 dritare të thyera. Fillimisht ka marrë zjarri në katin e parë, pastaj të dytin. Është parë në kamera dhe ekzekutori i urdhrit për djegien.

E kam nuhatur që po shkohej drejt një skenari si ai i shkollës ‘Kosova’, ku palët donin të shkonin në gjykatë për të thënë që nuk kishte ndërtesë.

Sarajet në dallim nga teatri prej kallashi e kanë statusin. Të gjithë ata që kanë histeri, i ngatërrojnë gjërat me dashje. Sarajet hyn tek kjo kategori, tallashi i teatrit nuk e kishte statusin. Kemi vendosur roje 24 orë.

Do jetë në rendin e ditës sapo të formohet qeveria e re Rama. Sapo kemi përfunduar procedurën finale. Akti i djeshëm ishte akti i fundit i një pale të pashpresë që ka përdorur dhe politikën dhe lobimet dhe shantazhin.

Ajo ndërtesë nuk do digjet, nuk do transformohet në ndërtim, do kthehet në një muze të qytetit, do ketë statusin e një shtëpie muze.

Çdo gjë tjetër është spekulim. E shuam zjarrin në kohë rekord, në kohë rekord e identifikuam zjarrvënësit, por do na duhet pak më shumë kohë për porositësit.

Mënyra si funksion legjislacioni shqiptar, për sa kohë ka një status të veçantë objekti toka nuk mund të konsiderohet truall për ndërtim. U tentua një strategji si ajo e shkollës Kosova, që e zmbrapsëm kur Edi Rama erdhi kryeministër”, tha Veliaj.

Ai foli për disa nga punët e bëra në Tiranë që janë provë sipas tij, e asaj që është bërë nga bashkia.

“Prova që ka dhënë bashkia e Tiranës, e mori Pazarin e Ri e transformoi në një ambient shumë të këndshëm dhe e ka transformuar në zonën më vitale të Tiranës. E dhamë provën me kalanë e Tiranës, të njëjtën gjë do bëjmë dhe me pjesën tjetër të kalasë, Shtëpia e Libovitëve.

Rigjenerimi i Kalasë do shkojë dhe me një rrip tjetër. Sa kemi përfunduar procedurat e fundit burokratike sot për shpronësimin tek Sarajet.

E gjithë ndërtesa e Sarajeve do pësojë një transformim para se të hapet për publikun. Do kemi një skuadër restauratorësh.

Ky ndoshta do ishte momenti që të dëgjonim nga disa prej pronarëve, si ish-presidenti Nishani, nuk e kam dëgjuar sot të prononcohet për sarajet.

Nuk dua ta mendoj që fakti që është bashkëpronar e bën të diferencojë betejat”, tha Veliaj.

I pyetur se pse vonoi kaq shumë kjo çështje, shpronësimi i Sarajeve.

“Së pari se paratë nuk priten me gërshërë. Janë para që vijnë nga xhepi i publikes. Pra buxheti i shpronësimeve është fiks në një vit dhe secili prej projekteve zë një radhë. Dhe Lungomarja e Vlorës dhe e Sarandës, shkollat, ka një listë të stërgjatë. 10 muaj janë shpronësim i suksesshëm.

Çështja tjetër ka të bëjë me çmimin, e bëjmë shpronësimin me vlerën që ka në atë kohë. Për të gjithë ata që njihen me burokracinë e shpronësimeve, hyn tek të suksesshmet. Në ditët e para të shtatorit do ta marrim në pronësinë tonë dhe do ta regjistrojmë në emër të bashkisë së Tiranës. Nuk ka më gjasë të funksionojë plani. Plani i shkollës Kosova dështoi mbrëmë tek Sarajet, kjo punë ka marrë fund”, tha ai.

Veliaj deklaroi se pasi prona të kaloi në emër të Bashkisë, do të ketë një rikonstruksion.

“Në fillim të shtatorit e marrim ne. Do të ketë një konkurs për rikonstruksionin. Është e ngushtë gama e atyre që janë të specializuar për këtë rikonstruksion, besoj që zgjat disa muaj puna dhe besoj vitin tjetër do kemi muzeun etnografik të Tiranës dhe muzeun e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Sot ne nuk kemi të drejtë administrimi por në momentin që kalon shpronësimi bëhet pronë e bashkisë së Tiranës. Në atë moment hapim procedurat për rikonstruksionin e asaj ndërtese”, sqaroi Veliaj.

Next Post
Atentat me armë ndaj 34-vjeçarit në Lezhë, qëllohet teksa lëvizte me kamion

Atentat me armë ndaj 34-vjeçarit në Lezhë, qëllohet teksa lëvizte me kamion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

January 26, 2026
11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

January 26, 2026
Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

January 26, 2026
Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In