• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vitin e ardhshëm, njerëzit rikthehen edhe një herë në Hënë

by Java News
05/08/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Moon Express” po përgatitet që të shkojë në Hënë, nëse do t’ia arrijë qëllimit, atëherë do të çojë në shtëpi çmimin prej 20 milionë dollarësh të cilin e jep Google. Kompania private “Moon Express” arriti të marrë nga Administrata e Aviacionit Federal (FAA) të SHBA-së, lejen për të dërguar një sondë në Hënë, ndërsa garon për çmimin “Google Lunar X Prize”.

Kështu në fund të 2017-s, gati 50 vite nga arritja e “Apollo 11”, shtetasit e SHBA-së do ta shikojnë sërish flamurin, i cili valëvitet në satelitin e tokës.
Dhe nëse “Moon Express”, do t’ia arrijë qëllimit, atëherë do të çojë në shtëpi çmimin prej 20 milionë dollarësh të cilin e jep Google, shkruan Focus.it.

Përveç çmimit, misioni i kësaj sipërmarrjeje të re hapësinore u sqarua saktë nga presidenti i kompanisë, Naveen Jain, i cili, duke ripërsëritur ish-presidentin e SHBA-së, John Kennedy, pohoi: “Ne duam që të shkojmë në Hënë jo sepse është e lehtë, por sepse është një biznes i mirë”. Dikur ish-kreu i shtetit amerikan tha: “sepse është e vështirë”

Mundësia për të dërguar lehtësisht dhe në mënyrë të sigurt robotë dhe platforma në Hënë është një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik. Sateliti ynë është ende i paeksploruar mirë dhe u shërben shkencëtarëve për të bërë të tjera kërkime, eksperimente të vështira, shfrytëzim të mineraleve dhe në vazhdimësi, zhvillim turistik.

Kush do ta marrë Hënën?

“Moon Express” është një nga 16 kompanitë e regjistruara të X Prize, të krijuar në 2007, por përgjatë viteve, gati të gjitha ato u tërhoqën.

hena1Mes atyre që kanë ngelur është edhe kompania izraelite “SpaceIL”, që duket se nuk është larg fitimit të çmimit dhe të garës me amerikanët, të cilët e kanë prenotuar tashmë një hedhje të sondës.
Edhe administratorët e “SpaceIL” nuk e fshehin shansin e madh që kanë për të rimarrë vetë Hënën, e cila do t’u japë shumë mundësi biznesi, shkruan shqip.
E gjitha kjo sjell me vete pyetje të shumta. E para është se cilat rregulla duhet që të ndiqen për shfrytëzimin dhe kolonizimin e Hënës?
Aktualisht ekziston një Traktat për hapësirën ekstra-atmosferike i përpiluar në vitin 1967, por që atëherë gjërat kanë ndryshuar dhe nuk është e vështirë që të imagjinosh që shumë të “ardhur të rinj” në hapësirë nuk i njohin ato rregulla.

Next Post

Foto të jashtëzakonshme nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

July 1, 2026
Anglia kualifikohet mes vuajtjesh, Kane përmbys Kongon

Anglia kualifikohet mes vuajtjesh, Kane përmbys Kongon

July 1, 2026
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

Shehi ‘i kujton’ Berishës: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

July 1, 2026
Kapedanët

Revolucion me pirun në dorë

July 1, 2026
VIDEO / Fatmir Mediu ia merr valles, të tjerët i hedhin tufa me lekë

VIDEO / Fatmir Mediu ia merr valles, të tjerët i hedhin tufa me lekë

July 1, 2026
VIDEOLAJM / Dita e 32-të e protestës, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

VIDEOLAJM / Dita e 32-të e protestës, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

July 1, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Alarmi i NATO, Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

July 1, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Zbardhet lista e votimit për Kryesinë e PD, ja emrat e kandidatëve

July 1, 2026
Pse protesta nuk arriti atje ku duhej?

Pse protesta nuk arriti atje ku duhej?

July 1, 2026
Hidhet shorti në PD, si do të renditen në fletën e votimit Berisha dhe Elezi

EMRAT / Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In