• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti “vendimtar” i BE në raport me Ballkanin/ Komisioneri për Zgjerimin: Optimist për hapjen e negociatave me Shqipërinë

by Java News
02/01/2020 12:54
Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2020 është paralajmëruar në Bruksel si një vit “vendimtar” për fatin e Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian ka parlajmëruar se në janar do të propozojë një metodologji të re për zgjerimin. Brukseli planifikon që deri në samitin e majit në Zagreb të hartojë një plan efikas për procesin e zgjerimit.

Nga ana tjetër, vendet si Franca dhe disa të tjera, hezitojnë të mbështesin pa rezerva këtë proces, për shkak të problemeve të brendshme politike.

Fillimi i këtij procesi “efikas” vjen në periudhën kur Britania e Madhe do të largohet (në fund të janarit) nga Bashkimi Evropian dhe kur shumë gjëra janë të panjohura. Ndërkohë që zgjedhjet po afrohen në Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, e ndoshta edhe në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndaj mendohet se ndonjë afrim tepër i madh i BP me BE nuk është i mundur në këto kushte.

“Qëllimi im është që vitin e ardhshëm dhe gjatë mandatit tim pesëvjeçar të përshpejtohet procesi i afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe të forcohet perspektiva e anëtarësimit“, deklaroi komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Ai pohon se Komisioni Evropian do të mbështesë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Me rëndësi është që vendimi pozitiv të merret shumë kohë para samitit të Zagrebit në maj“, pohon Oliver Varhelyi.

“Së pari, fuqimishëm do të përshpejtojmë reformat në të gjitha vendet e rajonit. Këto reforma duhet të manifestohen në terren dhe të mundësojnë zhvillimin ekonomik dhe një jetë më të mirë për qytetarët, që mundëson edhe afrimin me BE“, pohon komisioneri hungarez.

Së dyti, sipas tij, procesi duhet të jetë më objektiv, për të hequr shqetësimet e disa vendeve. Por duke mos ndryshuar rregullat e lojës.

Dhe pika e tretë e rëndësishme, sipas komisionerit hungarez, është mbështetja e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni, nga fondet për investime. “Ambicia ime është që të nxisim zhvillimin ekonomik dhe që deri në fund të mandatit tim, të paktën një prej këtyre vendeve të mund të anëtarësohet në BE. Ndërsa të tjerat të shkojnë shumë larg në këtë proces të negociatave“, konstaton Oliver Varhelyi në deklaratën e tij për DW.

g.kosovari

Next Post
“Do qëndrojnë në hotele deri në sigurimin e banesave me qira”/ Ndryshon vendimi për banorët e Thumanës të prekur nga tërmeti

"Do qëndrojnë në hotele deri në sigurimin e banesave me qira"/ Ndryshon vendimi për banorët e Thumanës të prekur nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

September 20, 2026
Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

September 20, 2026
Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

September 20, 2026
Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

September 20, 2026
Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com