• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Viti i Skënderbeut’ shkrin akujt mes Ramës dhe Metës, por edhe me opozitën

by Java News
08/09/2017 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i parë i qeverisë së re, ai për Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, do të jetë se përveç, Edi Ramës si kryetar i komisionit shtetëror, ky vit jubilar do të organizohet nën kujdestarinë simbolike të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Shqipërisë, Ilir Meta.

Pakkush do ta priste nga Rama i deridjeshëm që armikut të tij të vjetër e të ri, Ilir Metës, t’i ofronte kaq bujarisht një vend nderi në kopertinën e vitit jubilar të Heroit Kombëtar të shqiptarëve.

Por mesa duket, për kryeministrin nuk ka më pengesa të kësaj natyre, ndërkohë që edhe opozita kryesore e vendit ka gjetur vend në komisionin shtetëror, ku bashkë me Ramën e një sërë ministrash e personalitetesh do të ulen edhe nënkryetari opozitar i Kuvendit, si edhe kryetari i komisionit të integrimit, që gjithashtu do të jetë një deputet i opozitës.

Hashim Thaçi nuk është i vetmi shqiptar i Kosovës i përfshirë në kopertinën prestigjoze, pasi në krah të Edi Ramës në komisionin organizator do të jetë edhe Shpend Ahmeti, kryebashkiaku i Prishtinës, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, si edhe kryekomunaren e Tetovës, Teuta Arifi.

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të startojë në 28 Nëntor në Vlorë, me 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe do të mbyllet në javën e fundit të Nëntorit 2018, në Tiranë, me Samitin e Dytë të Diasporës. tv.klan

ma.me

Next Post
Minjtë gjymtojnë të miturën, vajza ka mbi 200 plagë nga kafshimet

Minjtë gjymtojnë të miturën, vajza ka mbi 200 plagë nga kafshimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Incidentet në ndeshjen Vllaznia-Tirana, FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet

Zgjedhjet për President të Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen më 16 shkurt

January 14, 2026
Donin një “qitës”/ Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht, zbulohen bisedat në Sky ECC

Donin një “qitës”/ Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht, zbulohen bisedat në Sky ECC

January 14, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm për marrjen e vizave: Aplikimi refuzohet nëse…

January 14, 2026
Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

January 14, 2026
Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

January 14, 2026
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

January 14, 2026
Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

January 14, 2026
“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

January 14, 2026
Lëshohet në  hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

Lëshohet në hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

January 14, 2026
Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In