• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viti i Skënderbeut, mesazhi i ipeshkvijve: “Fal tij sot kemi lirinë, kemi një atdhe”

by Java News
17/01/2018 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e Vitit mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes, ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë i kanë drejtuar gjithë shqiptarëve një mesazh, me anë të të cilit falenderojnë Zotin që, falë burrave dhe atdhedashësve si Skënderbeu, trojet shqiptare gëzojnë lirinë e banorët e tyre kanë një atdhe.

Gjithashtu, ata shtrojnë një sërë pyetjesh për të sotmen: “A ndjehemi vërtetë të lirë, pas 27 vjetësh nga rënia e komunizmit? Çfarë na shtyp akoma? Cilat janë frikërat tona? Pse kaq vonesa për të hyrë në Bashkimin Europian, një ëndërr që na shoqëron gjithmonë? Pse nuk e duam Atdheun tonë si Etërit tanë që vdiqën për të, por ne duam të ikim prej tij?

Kush janë armiqtë tanë sot kundër të cilëve duam të luftojmë e t’i mundim së bashku: varfëria, zhvillimi i pabarabartë i shoqërisë tonë, korrupsioni, analfabetizmi, etj.? Kemi nevojë për një hov të fortë “ndershmërie” dhe “meritokracie” nga ana e të gjithëve për të mirën e kombit tonë”.

Mesazhi i plote

Fort të dashur,

Kur, para pesëdhjetë viteve, Shqiptarët të shperndarë në shumë vende kremtonin pesëqind vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Papa Pali VI shkroi një letër në të cilën tha se Skënderbeu “… ishte biri i lavdishem i një toke që pati fatbardhësinë të ishte pjesë e programit apostolik te Shen Palit, ku ai mbolli ndoshta rishtazi farën e Ungjillit.” Dhe vazhdoi: “Pararendesit tanë e mbuluan me elozhe më tepër se çdo hero te asaj epoke. Ai arriti te ruante për njëzet e pesë vjet prej pushtimit atdheun e tij, i cili ishte pika me e brishte e sistemit mbrojtes të krishterimit. Për këtë arsye, pararendësi ynë, Kaliksti III, duke patur parasysh devocionin dhe atashimin ndaj Selisë apostolike të ketij kapedani, tha për të me të drejtë se ‘ai kishte merituar më shumë nga të gjithë princat katolikë levdata për nder të besimit dhe fesë katolike’”.

550 vjetori i vdekjes së tij është një rast reflektimi rreth ndjenjave të atdhedashurisë dhe sidomos të aspiratave të lirisë së popujve dhe të njeriut si individ. Liria është ndër të drejtat më thelbësore të një populli, të grupeve shoqërore dhe të individëve. Thënia lapidare që i atribuohet Skënderbeut në momentin e mbërritjes së tij në trojet arbërore, se lirinë nuk e kishte sjellë, por e kishte gjetur aty, tregon se liria i rrin natyrshëm çdo njeriu dhe çdo populli. Çdokush që lufton për lirinë e një populli në fakt promovon atë çka i përket në thelb natyrës njerëzore dhe që e bën bashkëjetesën njerëzore më të mundshme dhe të bukur.

Ne duam të falenderojmë Zotin që, falë burrave dhe atdhedashësve si Skënderbeu, sot kemi lirinë, kemi një atdhe. Në një kohë, e cila ndryshon shumë nga e sotshmja, ai me shumë kurajo e forcë i bëri ballë njërës prej perandorive më të forta e gjakatare të kohës. Sikurse pati thënë Papa Pali VI: “Shekulli XV qe për kombin shqiptar një prej periudhave më të veshtira, por edhe më të lavdishme të historisë së tij … Qendresa e shqiptarëve përrëth një çerek shekulli qe e guximshme dhe fitimtare, mbi të gjitha falë vlerës dhe zotësisë së kryezotit të tyre, Gjergj Kastrioti Skenderbeut”.

Skenderbeu nuk harroi rrënjët e tij shoqërore dhe shpirtërore, as u josh nga pushteti që i jepej. Si i tillë Skënderbeu nuk i përket vetëm një grupi njerëzish, një krahine apo një feje, por të gjithë atyre që e ndjekin lirinë si një aspiratë të brëndshme për të cilën ia vlen çdo sakrificë.

Përvoja e popullit tonë, edhe pse e vuajtur në shumë momente, ka qenë një përvojë e kërkimit të lirisë. Tani është koha që kësaj lirie t’i japim cilësi me angazhimin tonë në kërkimin e drejtësisë, të së vërtetës dhe të Shpirtit të Zotit.

Vëllezër e motra, ndërsa falenderojmë Kryeministrin për shpalljen e një viti jubilar për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, i drejtojmë vetes këto pyetje:

Sot a ndjehemi vërtetë të lirë, pas 27 vjetësh nga rënia e komunizmit? Çfarë na shtyp akoma? Cilat janë frikërat tona? Pse kaq vonesa për të hyrë në Bashkimin Europian, një ëndërr që na shoqëron gjithmonë?

Pse nuk e duam Atdheun tonë si Etërit tanë që vdiqën për të, por ne duam të ikim prej tij? Kush janë armiqtë tanë sot kundër të cilëve duam të luftojmë e t’i mundim së bashku: varfëria, zhvillimi i pabarabartë i shoqërisë tonë, korrupsioni, analfabetizmi, etj.? Kemi nevojë për një hov të fortë “ndershmërie” dhe “meritokracie” nga ana e të gjithëve për të mirën e kombit tonë.

Ju njoftojmë se, me rastin e këtij përvjetori, të mërkurën më 17 janar do të kremtohet një meshë falënderimi në Kishën Katedrale të Lezhës në orën 9.00 paradite, dhe pastaj bëhet një ceremoni pranë memorialit të Skenderbeut.

Duam të mbarojmë këtë letër duke iu referuar edhe një herë letrës së Papës Pali VI, ku thotë: “Me një besim të ripërtërirë, thërrasim të ndërmjetësojë, në rrethanat e tashme, Zojën e Këshillit të mirë, e cila, qysh prej vdekjes së Skenderbeut, nderohet në Genazzano dhe që shqiptarët e njohin dhe e lusin nën emërtimin e Zojës së Shkodrës.”

 

Next Post
Bllokohet aksi Librazhd-Përrenjas, shkak rrëshqitjet e dheut

Bllokohet aksi Librazhd-Përrenjas, shkak rrëshqitjet e dheut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In